Prokurorja Liljana Spasovska propozoi rigjykim për rastin “Monstra”. Duke i dëgjuar argumentet e avokatëve të cilët e cilësonin akuzën si lojë e dobët e bazuar vetëm në supozime e jo prova, Spasovska tha se ky rast meriton rishqyrtim. Për Spasovskën më problematik është fakti që i gjithë opinioni është në dijeni se ekzistojnë biseda të përgjuara telefonike dhe ato meritojnë të sillen, pasi nuk duhet të merren vendime paushalle. “Bisedat e përgjuara hedhin hije mbi këtë rast. Ne nuk duam të jetë ky rast me hije. E kam thënë edhe më parë se duhet nxjerrë fakte. Gjykata dhe ato që…
Author: almakos
Prokuroria ka kërkuar që të bëhet rigjykim për rastin “Monstra”. Kjo është kërkuar nga vet prokurorja që e përfaqëson akuzën, në shkallën e fundit gjyqësore. Në arsyetimin e kërkesës për rigjykim theksohet se ekzistojnë biseda të përgjuara, të cilat pritet të ndikojnë në gjithë procesin gjyqësor. Ndërkohë, avokatët thanë se akuza e deritashme nuk qëndrojnë. Njëri prej avokatëve, Naser Raufi ka shpjeguar çështjen në një paraqitje të drejtpërdrejtë në edicionin e lajmeve në Televizionin SHENJA. “Janë disa çështje të rëndësishme në këtë rast. Dëshmitarin i koduar, të cilin e kemi diskredituar, i cili nuk e tregon të vërtetën për rastin.…
03 October Pas kronikës së Alsat M lidhur me mungesën e mësimdhënësve për nxënësit e klasës së parë në Shkollën periferike “Vasill Gllacvinov”, në Kllukovec, Ministria e Asrsimit premton zgjidhje të shpejtë. Nga ky dikaster njoftojnë se kanë dhënë pëlqimin që pas zgjedhjeve lokale të punësohen dy mësimdhënës. Deri atëherë me këta nxënës do të merren mësimdhënësit e klasëve të dyta. Nxënësit edhe sot orët e mësimit i zëvendësuan me loja në klasë dhe në oborrin e shkollës. Këtë e dëshmojnë edhe prindërit përmes kontaktit me telefon të cilët mbeten në pritje të zgjidhjes së problemit nga Ministria e Arsimit.…
03 October Tridhjetë kilometra nga qendra e Shkupit gjendet baza “Brest”, ku të pandehurit në “Fortesa 2” kanë djegur dokumente zyrtare lidhur me përgjimet e paligjshme. Pas fshatrave Rzhaniçino dhe Petrovec gjendet vendi ku siç thuhet në aktakuzë, me urdhër të ish-shefit të DSK-së Goran Grujevski, gjashtë kolegë të tij i kanë shkatërruar dokumentet e policisë sekrete. Nga MPB-ja edhe pse dhanë udhëzime të përgjithshme, se ku gjendet ky vend, nuk e zbuluan pozicionin e saktë. “Ministria e Brendshme nuk e zbulon vendndodhjen e saktë të bazës “Brest”, ku janë djegur dokumente zyrtare në lidhje me përgjimet e paligjshme. Edhe…
03 October Gjykata Penale ka pranuar aktakuzën e Prokurorisë Speciale për rastin “Treqind”. Ankesat e avokatëve janë refuzuar, ndërsa aktakuza është pranuar në tërësi. Gjykata Themelore Shkupi 1 thekson se përmes sistemit për shpërndarje elektronike të lëndëve, rasti tani do t’i jepet ndonjë gjykatësi. Në lëndën Treqind i akuzuar është ish ndihmës ministri në MPB, Gjoko Popovski për furnizimin e treqind automjeteve të reja Shkoda dhe Shevrolet për nevojat e policisë. Sipas Speciales ai ka dëmtuar buxhetin për 450 mijë euro. Alsat-M
03 October Ministria e Punëve të Brendshme ka marrë masa për zbardhjen е sulmit ndaj Elvis Bajramit, kandidatit për kryetarë Komune në Shuto Orizare. Ai është hospitalizuar menjëherë pas përleshjes, ndërsa sipas informatave jozyrtare mësohet se Bajrami tani më është jashtë rrezikut për jetë. Pesë persona që ishin pjesë e rrahjes së përgjakshme të natës së kaluar janë marë në pyetje sot nga organet e rendit. MPB thotë se do të sanksionihet çdo tentim për prishje të demokracisë së procesit zgjedhorë. Deputeti i Lidhjes së Romëve të Maqedonisë, njëherazi edhe prindi i të lënduarit, Amdi Bajram thotë se kjo nuk…
03 October Maqedonia rrezikohet nga shpallja e epidemisë së Fruthit në tërë territorin e saj. Tre raste të reja të të prekurve nga Fruthi janë regjistruar javën e kaluar nga një vendbanim i Komunës së Gazi Babës. Numri total i të prekurve nga ky infeksion që nga muaji i kaluar është 11, ndërkaq për momentin në Klinikën për Sëmundje Infektive të hostpitalizuar janë gjashtë persona. Sipas Institutit të Shëndetit Publik mosha e të prekurve nga fruthi kryesisht është nga shtatë muaj deri në gjashtë vjec. Nga ky institucion shëndetësor thonë se numri i personave të cilët marrin këtë vaksinë është…
Lënda për rastin ‘Monstra’ do të filloj gjykimin nga fillimi. Kështu ka shkruar në rrjetin social, Bedri Ajdari, familjarë i të akuzuarve të rastit ‘Monstra’.“Prokuroria bëri një hap konkret, e tërhoqi lëndën dhe e ktheu në rigjykim. Liri për të akuzuarit tanë, urime”, ka shkruar Ajdari në facebook, përcjell SHENJA.
Kandidati i Lëvizjes BESA për komunën e Çairit, Zeqirija Ibrahimi i bëri thirrje sot kryetarit aktual të kësaj Komune, Izet Mexhiti, që të mos e nënshkruaj lejen për ndërtimin e Bitpazarit, sepse siç tha Ibrahimi, kjo është e dëmshme për tregtarët, sepse ata kanë informata se plani për Bitpazarin tashmë ka pësuar ndryshime të mëdha në interes të personave të caktuar të mafias urbane në Komunën e Çair. Zeqirja Ibrahimi tha se ata do ti zgjidhin problemet e Bitpazarit në favor të këtij tregu.“I bëjmë thirrje gjithashtu edhe drejtorisë “Skopski Pazar” që të mos tallet me tregtarët e Bitpazarit sepse…
03 October Gabimet në tekstet shkollore do të mënjanohen nëpërmjet procesit të reformave në dikasterin e arsimit, në të cilin është kyçur edhe Byroja për Zhvillimin e Arsimit. Drejtori i këtij Institucioni Rizvan Bela tha për Alsat M se grupet e punës punojnë në ndryshimin dhe plotësimin e ligjit për Arsim fillor dhe atë të mesëm si dhe në ligjin për tekstet shkollore. Në grupet punuese janë të përfshirë mjaft persona nga Byroja e Arsimit. Në pjesën që e mbulon byroja për zhvillimin e Arsimit jam i bindur se nuk do të lejojmë që të kalojnë më tutje këto gabime,…
03 October Kandidati për Komunën e Çairit nga radhët e Lëvizjes Besa Zeqirja Ibrahimi në kuadër të projekteve për zhvillimin e kësaj komune premtoi se projekti për modernizimin e Bit Pazarit do të bëhet me bashkëpunimin dhe me miratimin e tregtarëve. Ai shtoi se nuk do të lejojë zbatimin e ndonjë projekti të papërshtatshëm dhe që do të jetë në dëm të mbi 2 mijë shitësve që sigurojnë ekzistencën e familjeve të tyre. Informacioni që ne kemi është se projekti fillestar nuk ka qenë i dëmshëm për tregtarët e Bit Pazarit por pastaj ka pasur ndërhyrje që rrezikojnë biznesin e…
03 October Kandidati i PDSH-së për Komunën e Zhelinës, Sali Ajdini, ftoi banorët e Zhelinës që të mbështesin projektin e tij për zhvillimin e kësaj komune. Ai premtoi se do të angazhohet për zhvillim ekonomik dhe akumulimin e taksave të banorëve për t’i kthyer ata në investime në infrastrukturë. Ajdini më tej tha se do të angazhohet që nga buxheti qendror të rikthejë hisen që u takon qytetarëve të Zhelinës. Objektivat, sfidat dhe prioritetet tona do të jenë zhvillimi ekonomik i Komunës, mirëqenia sociale për të gjithë qytetarët. Do të angazhohemi që në çdo program qeveritar të reflektohet hisja buxhetore…

