03 October
Kandidati i PDSH-së për Komunën e Zhelinës, Sali Ajdini, ftoi banorët e Zhelinës që të mbështesin projektin e tij për zhvillimin e kësaj komune. Ai premtoi se do të angazhohet për zhvillim ekonomik dhe akumulimin e taksave të banorëve për t’i kthyer ata në investime në infrastrukturë. Ajdini më tej tha se do të angazhohet që nga buxheti qendror të rikthejë hisen që u takon qytetarëve të Zhelinës.
Objektivat, sfidat dhe prioritetet tona do të jenë zhvillimi ekonomik i Komunës, mirëqenia sociale për të gjithë qytetarët. Do të angazhohemi që në çdo program qeveritar të reflektohet hisja buxhetore që u takon qztetarëve tanë, zhvillimin e kompanive që funksionojnë dhe hapjen e vendeve të reja të punës me të gjitha mundësitë që lejojnë kompetencat e pushtetit lokal. Akomulimin permanent të taksave komunale në pajtim me ligjin dhe investimin e tyre për infrastrukturën e vendeve përkatëse. Shfrytëzimin në nivel të mjaftueshëm të fondeve qeveritare, fondeve nga unioni evropian dhe mundësitë tjera për rritjen e kapaciteteve buxhetore- deklaroi Sali Ajdini, kandidat për Komunën e Zhelinës.

