03 October
Gjykata Penale ka pranuar aktakuzën e Prokurorisë Speciale për rastin “Treqind”. Ankesat e avokatëve janë refuzuar, ndërsa aktakuza është pranuar në tërësi. Gjykata Themelore Shkupi 1 thekson se përmes sistemit për shpërndarje elektronike të lëndëve, rasti tani do t’i jepet ndonjë gjykatësi. Në lëndën Treqind i akuzuar është ish ndihmës ministri në MPB, Gjoko Popovski për furnizimin e treqind automjeteve të reja Shkoda dhe Shevrolet për nevojat e policisë. Sipas Speciales ai ka dëmtuar buxhetin për 450 mijë euro.
Alsat-M

