Author: almakos

Jetojmë në Shekullin XXI, rreth Malit Sharr, por fatkeqësisht nuk kemi ujë të pijshëm. Kështu tha kandidati i “Aleancës për shqiptarët” për Bogovinën, Albon Xhemaili, i cili ka shtuar se përderisa banorët e kanë menaxhuar vet ujin e pijshëm nuk kanë pasur problem, por problemet kanë lindur në momentin kur komuna ka marrë menaxhimin e ujit. “Në vendbanimet tjera ku ka mungesë të ujit, veçanërisht në Pirok, Kamjan, Pallçishtë dhe vendbanime tjera, janë investime shumë të vogla për t’u rregulluar çështja”, tha Albon Xhemaili nga Aleanca për Shqiptarët. Ai shtoi se ka probleme infrastrukturore, ndërsa premtoi se do të themelojnë…

Lexo më Shumë

03 October Qeveria sot në seancë miratoi informacion për nevojën nga furnizimi i uniformave për pjesëtarët e policisë. Shërbimi qeveritar për media kumtoi se Qeveria e ka obliguar Ministrinë të parashtrojë kërkesë për marrje të harmonizimit deri te Këshilli për furnizime publike për zbatimin e furnizimeve publike për shumë pjesë nga uniforma për pjesëtarët e policisë. “Në lidhje me këtë pikë, Qeveria solli vendim që t’i thuhet Këshillit për furnizime publike, që kërkesat e parashtruara nga MPB-ja në lidhje me uniformat për Policinë, në pajtim me Ligjin t’i shqyrtojë në afatin e përshkruar dhe të sjell vendime në kuadër të…

Lexo më Shumë

Në afatin katërvjeçar Komuna e Bogovinës do të ketë një kanalizim. Kështu premtoi kandidati i Aleancës për Shqiptarët, Albon Xhemaili. “Projekti ekziston në komunë. E kemi shumë të rëndë të marrim informacione në komunën tonë. Ne nuk e dimë se sa kemi të hyra dhe sa të dalura nga komuna. Ky është një projekt shumë i madh me kosto shumë të madhe, mirëpo, dikush duhet ta filloj”, tha Xhemaili, duke premtuar se për katër vjet Komuna e Bogovinës do të fillojë rregullimin e kanalizimit dhe nëse nuk rregullohet në mandatin e tij atëherë do ta vazhdoje dikush tjetër që do…

Lexo më Shumë

Zëvendëskryeministri i Republikës së Kosovës, Enver Hoxhaj mbajti një konferencë të përbashkët për media me zëvendëskryeministrin për Çështje Evropiane në Qeverinë e Republikës së Maqedonisë, Bujar Osmani, raporton Anadolu Agency (AA). Zëvendëskryeministri i Kosovës, Enver Hoxhaj gjatë konferencës për media tha se me Osmanin kanë biseduar për raportet e shkëlqyeshme në mes të dy vendeve dhe si mund ta fuqizojnë bashkëpunimin në mes të dy shteteve dhe shoqërive. Duke thënë se mesazhi kryesor që sjellë Osmani nga Shkupi në Prishtinë është se në një të ardhme të afërt duhet të mbahet një mbledhje e përbashkët në mes qeverive në Shkup…

Lexo më Shumë

03 October Komisioni evropian sot, pas një varg incidentesh gjatë fushatës për zgjedhjet lokale u bëri thirrje institucioneve në Maqedoni të krijojnë kushte për mbajtjen e zgjedhjeve të lira. “Para zgjedhjeve lokale në vend, ne i inkurajojmë të gjithë përfaqësuesit e partive politike të veprojnë me përgjegjësi. Gjithashtu, u bëjmë thirrje të gjitha institucioneve të sigurojnë kushte për proces të besueshëm dhe transparent zgjedhor, që do t’u mundësojë të gjithë qytetarëve që në mënyrë të lirë t’i realizojnë të drejtat e tyre demokratike”, njoftoi zëdhënësja e KE-së Maja Kocijançiq.

Lexo më Shumë

Më shumë se 10% e proceseve gjyqësore zvarriten nëpër gjykata, por për gjithë këto raste kur lënda nuk është përfunduar brenda një kohe të arsyeshme, qytetarët mund që t’i paraqesin tek Gjykata Supreme. Kështu njoftoi avokati Bllago Jovanov, njëkohësisht edhe pjesë e ekipit të Shoqatës për Hetim, Analizë dhe Zhvillim “Llupa e Gjelbërt”. Ndërsa, mos denoncimi i rasteve të këtilla nga ana e personave që gjenden në këto situata, sipas avokatit Jovanov qëndron në atë se tek ata mbizotron frika nga gjykatësi, nga i cili caktohet fati. BLLAGO JOVANOV, AVOKAT“Qytetar të nderuar, ky nuk është faji juaj. Konventa Evropiane Për…

Lexo më Shumë

Probleme me ujin e pijshëm, kanalizimin, deponitë e egra. Këto janë vetëm disa nga shqetësimet e banorëve të komunës së Tearcës, e që kandidatët për të marrë drejtimin e kësaj komune, Amir Elezi nga Lëvizja BESA, Ruhan Iljazi nga PDSH dhe Nevzat Veliu nga “Aleanca për shqiptarët”, premtuan se do t’i zgjidhin me ardhjen e tyre në pushtet. Amir Elezi nga Lëvizja BESA premtoi se me ardhjen e tyre në krye të komunës do të përfundojë praktika e bashkëfinancimit të qytetarëve në projektet që do të realizohen. Elezi tha se për momentin Tearca është në një degradim total. AMIR ELEZI,…

Lexo më Shumë

Zëvendësministri i Drejtësisë, Oliver Ristovski, ka paralajmëruar sot se të gjitha vërejtjet ligjore të adresuara në raportin e fundit të Pribes do të përfundojnë deri në fund të këtij viti, ndërsa të njëjtat do të implementohen në periudhën vijuese prej tre vjet e gjysmë. Në raportet e KE-së, Pribes dhe të Komisionit të Venecias,  ka pasur kritika edhe për Këshillin e Fakteve, për të cilin rekomandohet të shfuqizohen dhe kompetencat t’i kalojnë Këshillit Gjyqësor. Ristevski, në lidhje me këtë deklaroi se është tani më është përpiluar propozim ligj që ky këshill të shfuqizohet. OLIVER RISTOVSKI, ZV/MINISTRI I DREJTËSISË“Këshilli i fakteve…

Lexo më Shumë

Hulumtimi i realizuar nga Instituti për Hulumtime Strategjike dhe Edukim, në bashkëpunim me Fakultetin e Drejtësisë dhe institute tjera tregon se 68% e intelektualëve janë të gatshëm të braktisin vendin. Kështu thonë të dhënat nga hulumtimi i realizuar nga Instituti për hulumtime strategjike dhe edukim, në bashkëpunim me fakultetin e drejtësisë “Justinijani i parë” dhe Qendra për Ekspertizë në shkencat shoqërore në Lozanë të Zvicrës. Sipas këtij hulumtimi, faktorët që ndikojnë në ikjen e intelektualëve janë mungesa e mjeteve për  financim, dhe 100 % janë përgjigjur negativisht në pyetjen se a vlerësojnë që shteti jep mjaftueshëm mjete për hulumtim. Faktorët…

Lexo më Shumë

Gjatë seancës së sotshme gjyqësore për rastin “Monstra”, të dënuarit Fejzi Aziri, Haki Aziri, Sami Luta dhe Agim Ismailoviç ishin fjalëpak. Vetëm ia rikujtuan gjykatës se ata janë të pafajshëm dhe kërkuan drejtësi, raporton Televizioni SHENJA. FEJZI AZIRI “Nuk kam bërë asgjë për çka akuzohem”? SAMI LUTA “Kam thënë se jam i pafajshëm dhe nuk kam lidhje me këtë rast. Dëshmitari i fshehur pat thënë se më ka parë në vendin e ngjarjes. Unë them, kurrë s’kam qenë në atë vend” AGIM ISMAILOVIQ “Jam i pafajshëm. Kjo është e gjitha”! HAKI AZIRI “Unë nuk jam fajtor. Kaq”!

Lexo më Shumë

Prokurorja Liljana Spasovska propozoi rigjykim për rastin “Monstra”. Duke i dëgjuar argumentet e avokatëve të cilët e cilësonin akuzën si lojë e dobët e bazuar vetëm në supozime e jo prova, Spasovska tha se ky rast meriton rishqyrtim. Për Spasovskën më problematik është fakti që i gjithë opinioni është në dijeni se ekzistojnë biseda të përgjuara telefonike dhe ato meritojnë të sillen, pasi nuk duhet të merren vendime paushalle. “Bisedat e përgjuara hedhin hije mbi këtë rast. Ne nuk duam të jetë ky rast me hije. E kam thënë edhe më parë se duhet nxjerrë fakte. Gjykata dhe ato që…

Lexo më Shumë

Prokuroria ka kërkuar që të bëhet rigjykim për rastin “Monstra”. Kjo është kërkuar nga vet prokurorja që e përfaqëson akuzën, në shkallën e fundit gjyqësore. Në arsyetimin e kërkesës për rigjykim theksohet se ekzistojnë biseda të përgjuara, të cilat pritet të ndikojnë në gjithë procesin gjyqësor. Ndërkohë, avokatët thanë se akuza e deritashme nuk qëndrojnë. Njëri prej avokatëve, Naser Raufi ka shpjeguar çështjen në një paraqitje të drejtpërdrejtë në edicionin e lajmeve në Televizionin SHENJA. “Janë disa çështje të rëndësishme në këtë rast. Dëshmitarin i koduar, të cilin e kemi diskredituar, i cili nuk e tregon të vërtetën për rastin.…

Lexo më Shumë