Zëvendësministri i Drejtësisë, Oliver Ristovski, ka paralajmëruar sot se të gjitha vërejtjet ligjore të adresuara në raportin e fundit të Pribes do të përfundojnë deri në fund të këtij viti, ndërsa të njëjtat do të implementohen në periudhën vijuese prej tre vjet e gjysmë. Në raportet e KE-së, Pribes dhe të Komisionit të Venecias, ka pasur kritika edhe për Këshillin e Fakteve, për të cilin rekomandohet të shfuqizohen dhe kompetencat t’i kalojnë Këshillit Gjyqësor. Ristevski, në lidhje me këtë deklaroi se është tani më është përpiluar propozim ligj që ky këshill të shfuqizohet.
OLIVER RISTOVSKI, ZV/MINISTRI I DREJTËSISË
“Këshilli i fakteve duhet të shfuqizohet dhe kompetenca e këtij këshilli t’i kalohet Këshillit Gjyqësor. Për këtë qëllim është përpunuar propozim ligji për shfuqizimin e Këshillit të Fakteve. Risitë janë në kalimin e kompetencave në shkarkimin e gjykatësve, risi është që procedura për shkarkimin eventual të ndonjë gjykatësi do ta zhvillojnë tre anëtarë të Këshillit Gjyqësor, të cilët do të udhëheqin tërë procedurën por nuk do të kenë mundësi të marrin pjesë në votimin e shkarkimit”.
Në prezantimin e raportin të tretë të monitoringut të punës së Këshillit Gjyqësor, Ristevski po ashtu paralajmëroi se në kuadër të ndryshimeve do të ketë risi edhe në transparencën e punës së këtij këshillit, por pjesa më e madhe e ndryshimeve do të vijojnë vitin e ardhshëm.
Ndërkohë, profesori universitar dhe njëherit gjykatësi, Lazar Nanev, thotë se edhe pse Këshilli Gjyqësor sipas normave është organ që kujdeset për pavarësinë e gjyqësorit, raportet ndërkombëtare e tregojnë të kundërtën. Ai ka shtuar se në periudhën vijuese duhet të ndërmerren masa, të cilat do të jenë garanci për pavarësinë e gjyqësorit.
LAZAR NANEV, GJYKATËS
“Përvojat praktike dhe raportet që vijnë nga organizatat ndërkombëtare, sidomos raporti i KE-së dhe Pribes, tregojnë qartë se në Republikën e Maqedonisë ka ambicie që tregojnë se, fatkeqësisht, Këshillit Gjyqësor në Maqedoni ndërhyrje ekzekutive të pa organizuar në tërësinë e sistemit gjyqësor në Maqedoni, përkatësisht se janë shkelur bazat e pavarësisë së Këshillit Gjyqësor, që do të thotë se na pret një periudhë kohore serioze ku duhet të normalizohen aktivitetet dhe të ndërmerren masa serioze për përditësimin e punës së Këshillit Gjyqësor”.
Raporti i tretë kuartal i monitorimit mbi punën e Këshillit Gjyqësor në vend, u prezantua sot nga Instituti për të Drejtat e Njeriut, në kuadër të debatit “Këshilli Gjyqësor i RM-së garancë për pavarësinë gjyqësore”, ndërsa bëhet për periudhën prej muajit maj deri në korrik të këtij viti. Kryetarja e këtij institucioni, Margarita Caca Nikollovska, theksoi se në Këshillin për Verifikimin e Fakteve në këtë periudhë janë dorëzuar 115 ankesa nga qytetarë dhe persona juridike, për të cilat është diskutuar të 14 seanca të mbajtura dhe ka dy kërkesa për marrjen e përgjegjësisë së gjykatësve apo kryetar gjykate. Teuta Buçi /SHENJA/

