Gjatë seancës së sotshme gjyqësore për rastin “Monstra”, të dënuarit Fejzi Aziri, Haki Aziri, Sami Luta dhe Agim Ismailoviç ishin fjalëpak. Vetëm ia rikujtuan gjykatës se ata janë të pafajshëm dhe kërkuan drejtësi, raporton Televizioni SHENJA.
FEJZI AZIRI
“Nuk kam bërë asgjë për çka akuzohem”?
SAMI LUTA
“Kam thënë se jam i pafajshëm dhe nuk kam lidhje me këtë rast. Dëshmitari i fshehur pat thënë se më ka parë në vendin e ngjarjes. Unë them, kurrë s’kam qenë në atë vend”
AGIM ISMAILOVIQ
“Jam i pafajshëm. Kjo është e gjitha”!
HAKI AZIRI
“Unë nuk jam fajtor. Kaq”!

