Në afatin katërvjeçar Komuna e Bogovinës do të ketë një kanalizim. Kështu premtoi kandidati i Aleancës për Shqiptarët, Albon Xhemaili.
“Projekti ekziston në komunë. E kemi shumë të rëndë të marrim informacione në komunën tonë. Ne nuk e dimë se sa kemi të hyra dhe sa të dalura nga komuna. Ky është një projekt shumë i madh me kosto shumë të madhe, mirëpo, dikush duhet ta filloj”, tha Xhemaili, duke premtuar se për katër vjet Komuna e Bogovinës do të fillojë rregullimin e kanalizimit dhe nëse nuk rregullohet në mandatin e tij atëherë do ta vazhdoje dikush tjetër që do të vijë pas tij.
Albon Xhemaili tha se programin e tyre është paraparë edhe zhvillimi i turizmit malor.
“Kjo nënkupton alpinizëm, çiklizëm, ngjitje, promovim i liqeneve dhe eko-turizëm. Ne kemi dy liqene shumë të bukura të cilat vijën ndoshta turist nga Polonia, por ne këtu nuk shkojmë dhe i vizitojmë”, tha Albon Xhemaili, duke shtuar se kjo megjithatë është e ndërlidhur me infrastrukturën.
Ai shtoi se mendojnë të ndërtojnë një shtëpi malore në kuadër të komunës, ndërsa kostoja e saj tha se mund të jetë rreth 40 ose 50 mijë euro, para që do të sigurohen nga buxheti. /SHENJA/

