03 October
Kandidati për Komunën e Çairit nga radhët e Lëvizjes Besa Zeqirja Ibrahimi në kuadër të projekteve për zhvillimin e kësaj komune premtoi se projekti për modernizimin e Bit Pazarit do të bëhet me bashkëpunimin dhe me miratimin e tregtarëve. Ai shtoi se nuk do të lejojë zbatimin e ndonjë projekti të papërshtatshëm dhe që do të jetë në dëm të mbi 2 mijë shitësve që sigurojnë ekzistencën e familjeve të tyre.
Informacioni që ne kemi është se projekti fillestar nuk ka qenë i dëmshëm për tregtarët e Bit Pazarit por pastaj ka pasur ndërhyrje që rrezikojnë biznesin e shumë tregtarëve. Andaj ne jemi të interesuar që plani për ndërtimin e Bit Pazarit të mos e dëmtojë asnjë tregtar në Bit Pazar. Çështja e Bit Pazarit është nën kompetenca të Skopski Pazar por ne premtojmë se nuk do japim leje që të bëhet ndërtimi në qoftë se rrezikohet qoftë edhe një tregtar i vetëm në Bit Pazar- deklaroi Zeqirija Ibrahimi, kandidat për komunën e Çairit.
https://www.youtube.com/watch?v=V1aH6ubFkZg&feature=youtu.be

