Kandidati i Lëvizjes BESA për komunën e Çairit, Zeqirija Ibrahimi i bëri thirrje sot kryetarit aktual të kësaj Komune, Izet Mexhiti, që të mos e nënshkruaj lejen për ndërtimin e Bitpazarit, sepse siç tha Ibrahimi, kjo është e dëmshme për tregtarët, sepse ata kanë informata se plani për Bitpazarin tashmë ka pësuar ndryshime të mëdha në interes të personave të caktuar të mafias urbane në Komunën e Çair. Zeqirja Ibrahimi tha se ata do ti zgjidhin problemet e Bitpazarit në favor të këtij tregu.
“I bëjmë thirrje gjithashtu edhe drejtorisë “Skopski Pazar” që të mos tallet me tregtarët e Bitpazarit sepse aty e sigurojë ekzistencën e tyre më shumë se 2 000 familje dhe askujt nuk i lejohet që për hesape të veta të biznesit ta rrisë nivelin e papunësisë dhe ti lë njerëzit në rrugë. E treta u premtojmë tregtarëve të Bitpazarit se asnjë plan nuk do të miratohet në Bitpazar pa miratimin dhe pëlqimin e tregtarëve të këtij tregu. Nuk i lejohet askujt që të marrë asnjë vendim që premton edhe një biznes të vetëm në Bitpazar”, deklaroi Zeqirija Ibrahimi, Kandidat i L. BESA për Çairin.
Data 19.05.2026
Aktuale
- Mickoski: Ta ruajmë dhe ta ndërtojmë shtetin, të mos lejojmë askënd ta poshtërojë!
- Kryepolici Hita në Gjirokastër dhe Fier, porosi gjatë takimeve: Goditni krimin ndërkufitar dhe drogën, rrisni sigurinë rrugore dhe në shkolla!
- SPAK kërkoi pushimin e çështjes, GJKKO rikthen dosjen e gjyqtares Irena Gjoka
- VLEN: Ne sjellim zgjidhje, ndërtojmë të ardhme të sigurt për të rinjtë
- Së shpejti pritet dislokimi i kontingjentit të parë të FSK-së në Gaza
- Protesta e studentëve në Shkup, BDI: Iseni i keqtrajtoi studentët e Shqipërisë, kërkojmë falje për këtë turp
- SPAK kërkoi pushim të çështjes, GJKKO rrëzon Prokurorinë e Posaçme, rikthen për hetim dosjen
- Shtrenjtohet akomodimi në konviktet studentore

