03 October
Maqedonia rrezikohet nga shpallja e epidemisë së Fruthit në tërë territorin e saj. Tre raste të reja të të prekurve nga Fruthi janë regjistruar javën e kaluar nga një vendbanim i Komunës së Gazi Babës. Numri total i të prekurve nga ky infeksion që nga muaji i kaluar është 11, ndërkaq për momentin në Klinikën për Sëmundje Infektive të hostpitalizuar janë gjashtë persona. Sipas Institutit të Shëndetit Publik mosha e të prekurve nga fruthi kryesisht është nga shtatë muaj deri në gjashtë vjec. Nga ky institucion shëndetësor thonë se numri i personave të cilët marrin këtë vaksinë është shumë i ulët ndërsa apelojnë që të gjithë personat të cilët nuk kanë pranuar vaksinën kundër fruthit, të njëjtën ta marrin. Poashtu që atje thonë se ky lloj infeksioni bartet edhe nga vendet fqinje.
“Të gjithë të hostpializuarit janë të izoluar në Klinikën Infektive dhe janë jashtë rrezikut për ndonjë paraqitje të komplikimeve të mundshme dhe pritet gjatë javës që vjen të lëshohen për në shtëpi. 5:03 Ekipet e Institutit të Shëndetit Publik ishin në terren dhe bënë vaksinim masiv të të gjithë personave të cilët nuk janë vaksinuar në periudhën e kaluar. Në Maqedoni gjithsej janë vaksinuar 1932 raste nga të cilët 1352 janë vetëm në Shkup. Vaksinimi është bërë gjatë javës së kaluar ndërkaq këta janë persona të cilët nuk kanë qenë të vaksinuar më parë – tha Zharko Karaxhoski, Komisioni për sëmundje infektive.
Alsat-M

