Author: almakos

“Kam një dëshirë për Kumanovën që në zgjedhjet e ardhshme të dalim gjith bashk edhe Likova edhe Kumanova, dhe kryetari i Kumanovës të jetë shqiptar”, kështu tha kryetari i PDSH-së, Menduh Thaçi në kuadër të tubimit në qytetin e Kumanovës. Thaçi edhe në këtë tubim nuk la pa kritikuar pushtetin 15 vjeçarë të Ali Ahmetit dhe BDI-së, duke e akuzuar se e kanë dekraduar pozicionin e shqiptarëve në Maqedoni. “Kam shpresa që kryesorja që do të bëjnë kumanovarët dhe gjithë shqiptarët e Maqedonisë, do të jetë një akt i përgjegjshëm qytetar, civilizues, i çdo populli që ndëshkon pushtetarët që 15…

Lexo më Shumë

Problemet që Tetova i kishte në vitin 2013, Teuta Arifi i identifikoi, por sot lëre që nuk ka zgjidhur asnjë problem, problemet e Tetovës janë dyfishuar”, kështu u shpreh kandidati i Lëvizjes BESA për Komunën e tetivës, Bilall Kasami, njëherësh edhe kryetar i kësaj partie. Kasami tha se përveç se kanë ide dhe plan se si t’i realizojnë projketet e premtuara për Tetovën, gjithashtu kanë të siguruara edhe financat për realizimin e gjithë projekteve. Kasami në takimin me banorët e Reçicës së Vogël, tha se kryetarja aktuale e Komunës së Tetovës i ka penguar edhe kompanitë e suksesshme lokale që…

Lexo më Shumë

“Mos ia prishni Bogovinës rrjedhën dhe vazhdimësinë, sepse vërtetë është punuar për Bogovinën”, kështu u shpreh lideri i BDI-së, Ali Ahmeti në tubimin që sonte e mbajti partia e tij në Bogovinë. Ai bëri thirrje që gjith qytetarët e Bogovinës ta votojnë kandidatin e partisë së tij, Berzat Bejtullahu, duke u thënë se e kanë për obligim ta mbështesin atë dhe kandidatët për këshilltarë. “Oponentët tanë nuk ma mbushin mendjen mu se do të jenë vazhdues të këtyre projekteve që janë realizu deri më tani për Komunën e Bogovinës. Mund të kenë fjalë të bukura sa të duan, por sa…

Lexo më Shumë

Në emisionin “Studio e hapur”, ftesës për të qenë pjesë e saj nuk i është përgjigjur kandidati i BDI-së për Tearcën, Isen Asani. Me këtë ai ka refuzuar tu përgjigjet këtyre pyetjeve: 1. Pse e premtove dhe nuk e ndërtove çerdhen rajonale? 2. Pse premtove dhe nuk e realizove sistemin e kanalizimit? -Si do ta bësh të njëjtin premtim tani edhe një herë para qytetarëve të njëjtë?-Dhe, a është normale që në shekullin 21 e tërë Komuna të funksionojë pa kanalizim e me gropa septike? 3. Si do të dalësh para bashkëvendësve, e t’u thuash se para katër vitesh ju…

Lexo më Shumë

Ruhan Iljazi nga PDSH tha se ata janë të bindur se do të shkojnë në raundin e dytë, por nëse nuk shkojnë ata paraprakisht do të studiojnë plan-programet e kundër-kandidatëve. Amir Elezi tha se duke pasur parasysh realitetin politik të komunës së Tearcës tha se do të jetë imperativ dhe nevojë e gjithë qytetarëve përkrahja e kandidaturave tjera përveç kryetarit aktual. “Këtë e them me shumë bindje se pakënaqësia është shumë e madhe edhe ndërmjet subjektit të BDI-së dhe ka brenda tyre të pakënaqshëm.”, tha Elezi. Ndërkaq Nevzat Veliu nga Aleanca për shqiptarët tha se nëse nuk shkojnë në balotazh…

Lexo më Shumë

Kandidati i Aleancës për shqiptarët tha se nëse vijnë në pushtet projektet që do t’i realizojnë janë ndërtimi i ujësjellësit, kanalizimit, pastrimi i deponive dhe menaxhimi me ambientin jetësorë. Ai tha se në hapësirën më të shkurt të mundshme nëse ai vjen në krye të komunës do të bëj inspektim të gjendjes reale të komunës. “Vitin e kaluar në buxhet ka pasur 2 milionë e 890 mijë euro. Për vitin 2017 është lënë 3 milionë euro. A është real ky buxhetet mbetet të shohim”, tha Veliu. Sa i përket projektit të kanalizimit për tërë territorin e Tearcës kushton rreth 10…

Lexo më Shumë

Komuna e Tearcës është në një degradim total. Ka do që të shkosh në gjitha vendbanimet sheh vetëm rrënim, sheh se si një komunë mund të lihet aq pas dore. Kështu tha në emisioni “Studio e hapur”, kandidati i Lëvizjes BESA për komunën e Tearcës, Amir Elezi. “Është një komunë e cila ka zero transparencë. Që nga viti 2012 faqja zyrtare e komunës nuk jep asnjë detaj për atë se ku harxhohen parat e komunës së Tearcës. Kjo është një armë i madh për të gjithë ata njerëz të shoqërisë civile, gjithë ata intelektual për gjithë atë elitë e cila…

Lexo më Shumë

02 October Në Shuto Orizare është sulmuar fizikisht këtë pasdite Elvis Bajram, kryetar i Komunës dhe kandidat i koalicionit të VMRO-DPMNE-së. Për momentin Bajrami po mbahet në spitalin shtetëror “8 Shtatori”. Sipas diagnozës së parë konstatohet se ai ka lëndime në kokë. Drejtori informoi se Bajram është jashtë rrezikut për jetë. Mjekim ka marrë në dorë ku ka qepje me 6 penj. Para spitalit ka qenë edhe babai i Elvisit, Amdi Bajram i cili i shqetësuar për birin ishte i revoltuar se pse nuk e lejonin të hynte në spital. “Djalin tim e hypën lart, më njoftuan, ai është lënduar…

Lexo më Shumë

Gjykimi për rastin “Fortesa2” filloi në mungesë të të akuzuarit kryesor Goran Grujovski për të cilin gjykata konstatoi se është në arrati.  Dëshmuan dëshmitarë dhe të akuzuar dhe u shpalosën fakte që në disa momente publiku nuk mundej t’i ndjekë, pasi ishin informata të karrakterit të fshehtë. Një prej të akuzuarave për shkatërrimin e dokumenteve mbi përgjimin mohon fajësinë dhe thotë se ia kanë montuar punën. E akuzuara i tha gjykatës se ajo nuk e ka ditur se po jep nënshkrim si provë për shkatërrimin e dokumenteve, pasi siç tha, eprorja e saj vetëm ja ka vendosur dokumentin në fletën…

Lexo më Shumë

Kandidatët për kryetar komunash në rajonin e Pollogut, nënshkruan sot obligim publik, se do të krijojnë kushte në rajonin e Pollogut për të strehuar dhe ndihmuar gratë dhe fëmijët kundër dhunës. Nga Rrjeti nacional kundër dhunës ndaj gruas dhe familjes thanë se me këtë aktivitet e kanë për qëllim që përmes bashkëpunimit komunat e rajonit të Pollogu t’i respektojnë strandaret dhe rekomandimet e Këshillit të Evopës, për vendosjen e serviseve të specializuara për gratë viktima të dhunës, të sigurojnë servise dhe mjete financiare për mirëmbajtjen e tyre dhe u obliguan që të sigurojnë pako të shërbimeve sociale, të grave të…

Lexo më Shumë

Me libra shpesh të dëmtuara, nxënësit e fillojnë vitin shkollor. Edhe pse është e paraparë që ndërrimi i librave të bëhet çdo katër vite, kjo praktikë ndodh të mos respektohet, por edhe pavarësisht nivelit të dëmtimit që kanë librat, nuk bëhet zëvendësimi i tyre me libra të reja, por vazhdohet me të njejtat. Kështu ka ndodhur edhe këtë vit shkollor. Kjo, sipas mësueses Mevlurije Racaj ndikon negativisht në psikologjinë e nxënësve, sidomos të atyre që janë në klasat e ulta, duke shtuar se, në momentin që nxënësit shohin që librat nuk i kanë të reja, por të grisura, ata dëshpërohen.…

Lexo më Shumë

Ky është Ibush Aktashi, një person në moshën 66 vjeçare i cili ka dalë në pension para pesë viteve. Edhe pse mundimet nga puna e shumtë që  kishte bërë gjatë jetës së tij, i kishin lënë rrudha nëpër fytyrë, ato nuk kishin arritur që t’i fshijnë buzëqeshjen nga fytyra e tij. Pamja e jashtme fliste shumë për të. Pavarësisht moshës që i është rënduar mbi supe, ai akoma qëndronte fuqishëm në lëvizje gjatë gjithë ditës, ishte një person i qetë, e që ditën e tij e kalonte duke kryer ritualet fetare, duke bërë pazar, ose duke pirë çaj me shoqërinë.…

Lexo më Shumë