Ky është Ibush Aktashi, një person në moshën 66 vjeçare i cili ka dalë në pension para pesë viteve. Edhe pse mundimet nga puna e shumtë që kishte bërë gjatë jetës së tij, i kishin lënë rrudha nëpër fytyrë, ato nuk kishin arritur që t’i fshijnë buzëqeshjen nga fytyra e tij. Pamja e jashtme fliste shumë për të. Pavarësisht moshës që i është rënduar mbi supe, ai akoma qëndronte fuqishëm në lëvizje gjatë gjithë ditës, ishte një person i qetë, e që ditën e tij e kalonte duke kryer ritualet fetare, duke bërë pazar, ose duke pirë çaj me shoqërinë.
IBUSH AKTASHI, PENSIONIST
“Zgjohem në mëngjes herët, fillimisht i kryej obligimet fetare, prej aty kthehem në shtëpi, mëngjesin e ha normal. Mandej dalim i kryejmë obligimet shtëpiake, në realitet dalim në pazar, blejmë gjërat elementare për në shtëpi, për të cilat kemi nevoj, për të cilat na porosisin. Mandej ditën jemi të lirë dalim me shoqëri, çajtore, kohai me më e lirë ajo është”
Ibushi për 26 vjet ka punuar në Hekuranën e Shkupit. Ai na foli mbi vështirësitë që i ka pasur gjatë kryerjes së punës së tij, duke e cilësuar atë si shumë të rëndë, e duke vendosur theks të veçantë mbi nxehtësinë me të cilën është ballafaquar aty.
IBUSH AKTASHI, PENSIONIST
“Të tregoj të drejtën, kam punuar një punë që ka qenë shumë e rëndë, në realitet kam punuar në Hekuranën e Shkupit, kam punuar 26 vjet. Punën më të rëndë e kam punuar, ka qenë shumë nxehtë atje, ka pasur beneficiaran stazh, në çdo vjet nga 3 muaj ditë më shumë… Para pesë viteve kam dal në pension. Në moshën 6- vjeçare kam dal në pension”
Por pavarësisht vështirësive në punë, pensioni të cilin e merr ai sot nuk arrin që të mbulojë shpenzimet mujore, por ai është faleminderues për faktin se jeton me fëmijët e tij dhe shumicën e shpenzimeve i mbulojnë ata.
IBUSH AKTASHI, PENSIONIST
“Pensioneri nuk mund ta arrijë atë, por faleminderit kam fëmijët që punojnë se ata mi mbulojnë disa, se nëse mbetem vetëm për një pension nuk ka shansë, sepse duhet të paguaj ujë, rrymë, janë ato gjëra elementare që duhet të paguhen. Jetoj me familje, shoqen e kam, djemt i kam, vajzën”
Përndryshe, sot është Dita Ndërkombëtare e të Moshuarve, e cila në të gjithë botën shënohet me aktivitete të ndryshme. Në Maqedoni, kjo ditë u shënua me një aktivitet të Kryqit të Kuq në Qytetin e Shkupit.
Ajnur Bafqar

