Në emisionin “Studio e hapur”, ftesës për të qenë pjesë e saj nuk i është përgjigjur kandidati i BDI-së për Tearcën, Isen Asani. Me këtë ai ka refuzuar tu përgjigjet këtyre pyetjeve:
1. Pse e premtove dhe nuk e ndërtove çerdhen rajonale?
2. Pse premtove dhe nuk e realizove sistemin e kanalizimit?
-Si do ta bësh të njëjtin premtim tani edhe një herë para qytetarëve të njëjtë?
-Dhe, a është normale që në shekullin 21 e tërë Komuna të funksionojë pa kanalizim e me gropa septike?
3. Si do të dalësh para bashkëvendësve, e t’u thuash se para katër vitesh ju premtova, por nuk arrita ta ndërtoj shkollën e tani sërish po jua bëj të njëjtin premtim?
4. Si do të shkosh në fshatrat Nerasht dhe Sllatinë e t’ua thuash njerëzve se do të ndërtosh sistemin e ujësjellësit, kur të njëjtin premtim ua pate dhënë para katër vitesh?
5. A t’u është bërë bereqeti në arën tënde që e asfaltove enkas për nevojat tua personale?

