Kandidatët për kryetar komunash në rajonin e Pollogut, nënshkruan sot obligim publik, se do të krijojnë kushte në rajonin e Pollogut për të strehuar dhe ndihmuar gratë dhe fëmijët kundër dhunës. Nga Rrjeti nacional kundër dhunës ndaj gruas dhe familjes thanë se me këtë aktivitet e kanë për qëllim që përmes bashkëpunimit komunat e rajonit të Pollogu t’i respektojnë strandaret dhe rekomandimet e Këshillit të Evopës, për vendosjen e serviseve të specializuara për gratë viktima të dhunës, të sigurojnë servise dhe mjete financiare për mirëmbajtjen e tyre dhe u obliguan që të sigurojnë pako të shërbimeve sociale, të grave të cilat do të paraqesin dhunë dhe dëshirojnë ta lëshojnë mjedisin e dhunës.
ELENA DIMUSHEVSKA, DREJTORE E RRJETIT NACIONAL KUNDËR DHUNËS NDAJ GRUAS DHE FAMILJES
“Kjo është hapje e një qendre strehimore në nivel të rajonit planifikues të pollogut, i cili do të ketë së paku 25 shtretër, hapjen e një qendre krize, për vendosje prej 24 deri në 48 orë i cili do të ketë kapacitet prej minimum 10 shtretër dhe hapje të një qendre këshilluese për siguri të ndihmave psiko-sociale dhe ndihmë juridike pa pagesë për gratë të dhunuara në forma të ndryshme”
Siç thonë nga Rrjeti Nacional kundër Dhunës ndaj Gruas dhe Familjes për momentin, komunat nuk kanë kushtet e nevojshme për të strehuar dhe trajtuar gratë viktima të dhunës në forma të ndryshme.
ELENA DIMUSHEVSKA, DREJTORE E RRJETIT NACIONAL KUNDËR DHUNËS NDAJ GRUAS DHE FAMILJES
“Ekzistojnë katër qendra strehimore të cilat kanë kapacitet prej jo më shumë se 30 shtretër për gra dhe fëmijë të tyre, ndërsa çdo vit ka 1000 deri në 1200 paraqitje të dhunës ndaj grave. Ndihmë pa pagesë juridike ka vetëpm në pesë qytete në shtet, ndërsa qendër psiko-sociale ka vetëm në Shkup i cili punon edhe me fëmijët edhe me gratë e përfshira në dhunë”.
Nga rrjetit nacional kundër dhunës ndaj gruas dhe familjes deklaruan se këtë zotim publik të kandidatëve për kryetar komunash do ta shfrytëzojnë që t’i rikujtojnë ata që do të zgjidhen kryetarë për se janë zotuar. Ndërsa, në aktivitetin e tyre të radhës do të t’i ftojnë në takim rajonal kryetarët e zgjedhur që të fillojnë me shqyrtimin e mundësive se si kjo pako rajonale mund të implementohet në realitet.
Mefail Ismaili

