“Kam një dëshirë për Kumanovën që në zgjedhjet e ardhshme të dalim gjith bashk edhe Likova edhe Kumanova, dhe kryetari i Kumanovës të jetë shqiptar”, kështu tha kryetari i PDSH-së, Menduh Thaçi në kuadër të tubimit në qytetin e Kumanovës. Thaçi edhe në këtë tubim nuk la pa kritikuar pushtetin 15 vjeçarë të Ali Ahmetit dhe BDI-së, duke e akuzuar se e kanë dekraduar pozicionin e shqiptarëve në Maqedoni.
“Kam shpresa që kryesorja që do të bëjnë kumanovarët dhe gjithë shqiptarët e Maqedonisë, do të jetë një akt i përgjegjshëm qytetar, civilizues, i çdo populli që ndëshkon pushtetarët që 15 vjet kanë mungesë totale të rezultateve”, deklaroi Thaçi.

