Kandidati i Aleancës për shqiptarët tha se nëse vijnë në pushtet projektet që do t’i realizojnë janë ndërtimi i ujësjellësit, kanalizimit, pastrimi i deponive dhe menaxhimi me ambientin jetësorë.
Ai tha se në hapësirën më të shkurt të mundshme nëse ai vjen në krye të komunës do të bëj inspektim të gjendjes reale të komunës.
“Vitin e kaluar në buxhet ka pasur 2 milionë e 890 mijë euro. Për vitin 2017 është lënë 3 milionë euro. A është real ky buxhetet mbetet të shohim”, tha Veliu.
Sa i përket projektit të kanalizimit për tërë territorin e Tearcës kushton rreth 10 milionë euro.
Duke folur për banorët e komunës së Tearcës që jetojnë jashtë shtetit, Nevzat Veliu nga Aleanca për shqiptarët tha se në bazë të një analize që kanë bërë ata, mbi 50 për qind e banorëve të Tearcës jetojnë jashtë. /SHENJA/

