Author: almakos

02 October Kandidati i BDI-së për kryetar komune në Bogovinë, Berzah Bejtullahi, përmes shpalosjes së programit të tij politik ka premtuar se me marrjen e mandatit do të zgjidh shumë probleme të kësaj Komune. Ndër të tjera Bejtullahi është zotuar se vendbanimet e komunës së Bogovinës do të hapen dhe do tw asfalltohen rrugë të reja, përfshirë këtu edhe pjesën e rrugës që lidh Bogovinën me Bërvenicën. Bejtullahu poashtu ka premtuar krijimin e sistemit të ri të ujësjellësit dhe angazhimin e organeve komunale për burime të reja të ujit të pijshëm. Do të vazhdojmë në ndërtimin e rrugëve dhe rrugicave…

Lexo më Shumë

02 October Gjykata Apelit akoma nuk ka pranuar ankimimin e mbrojtjes së Edmond Themelkos, i dyshuari i Prokurorisë Speciale në lëndën “Titanik” për keqpërdorime zgjedhore në vitin 2013. Vonesat kanë për bazë procedurat ligjore të vendimit për paraburgim të cilin kreu i Pustecit akoma nuk e ka pranuar. Në momentin që lënda do të bëhet aktive para organeve hetuese, mbrojtja do të nisë procedurën për ankimim. Gjykata dhe Prokuroria urdhëresën fillimisht kanë destinuar në Gjykatën Themelore të Prespës ndërsa pas miratimit e njëjta duhet të destinohet deri tek burgu i Shutkës dhe te ne si mbrojtje. Më pas procedurat për…

Lexo më Shumë

02 October Sot përfundon afati i arritjes së të gjithë kandidaturave për Prokurorë Publik të Maqedonisë. Kuvendi është në pritje edhe të kandidaturave të fundit të personave të cilët përmes postës kanë dërguar biografitë e tyre. Burime nga Kuvendit shpjegojnë se gjithsej 23 kandidatë kanë aplikuar për të parin e organit të akuzës. Pas mbledhjes së të gjithë të dhënave të kandidatëve, ligjvënësi listën e dërgon në Këshillin e Prokurorëve Publik i cili brenda 15 ditëve duhet të bëj vlerësimin e kandidatëve dhe emrat e caktuar t’ia propozojë Qeverisë. Më pas organi ekzekutiv zgjedh njërin nga kandidatët dhe e propoyon…

Lexo më Shumë

02 October Në tubimin e mbrëmshëm të LSDM-së në Kumanovë, kandidati i kësaj partie për kryetar komune Maksim Dimitrievski, para qytetarëve premtoi zgjidhjen e shumë problemeve me të cilat përballet ky qytet. Ndër të tjera Dimitrievski premtoi zgjidhjen e problemit me parkingjet, ndërtim të gypit të ujësjellësit nga Kumanova në Likovë, eliminimin e problemit me ndotjen, hapjen e më së paku dy çerdheve për fëmijë dhe shtimin e hapësirave të gjelbërta. Planifikojmë të ndërtojmë më së paku dy çerdhe fëmijësh dhe t’i riparojmë këta që i kemi në Kumanovë. Këtë gjë do ta bëjmë së bashku me ju, nga ju…

Lexo më Shumë

Dëshmitari i tretë i prokurorisë, i punësuar në MPB thotë se ka marrë pjesë në shkatërrimin e dokumentacionit ku figuronte përgjimi i paligjshëm por nuk e ka ditur se çfarë ka në to. Ai tha se djegia është bërë diku në Petrovec, në vend të posaçëm ku policia djeg gjërat e panevojshme, por asnjëherë nuk ka ndodhur të digjen materiale me qese të zeza. I punësuari në MPB tha se Nikolla Boshkovski dhe Vanço Cvetanov i janë lajmëruar dhe i kanë dhënë urdhrin për shkatërrimin e dokumenteve dhe me vete ka marrë edhe disa prej të punësuarave. Në vendin e…

Lexo më Shumë

Të akuzuarat në rastin “Fortesa” për shkatërrimin e dokumenteve ku figuronin shkatërrimet e mjeteve të përgjimit mohojnë fajësinë. Sipas asaj që e thanë në gjykatë, ata e kuptojnë veprën për të cilën akuzohen, por nuk ndjehen fajtore. U dëgjuan edhe dy dëshmitarë të punësuar në DSK, por njëri rezultoi të jetë djali i njërës prej të akuzuarve dhe refuzoi të japë deklaratë. Dëshmitari tjetër ishte eprori i Drejtorisë së Tretë në DSK, i cili tha se ka qenë dëshmitarë i shkatërrimit, por nuk e ka ditur se për çfarë bëhet fjalë.

Lexo më Shumë

Gjithsej 1.343 foshnjë të porsalindur kanë humbur jetën në Maqedoni në gjashtë vitet e fundit, gjegjësisht nga viti 2011-të deri në vitin 2016-të.Të dhënat e Entit Shtetëror për Statistika tregojnë se mesatarisht në vit vdesin mbi 200 foshnjë.Vjet në vendin tonë kanë humbur jetën 273 foshnjë ose mesatarisht çdo 32 orë humb jetën nga një foshnjë e porsalindur.Sipas statistikës këto të dhëna tregojnë se vjet shkalla e vdekshmërisë tek foshnjat ka qenë 11.9 në 1000 fëmijë.Në Maqedoni vetëm javën e kaluar kanë humbur jetën katër foshnjë të porsalindur. Komisioni i formuar për të hetuar vdekjen e këtyre foshnjave ka thënë…

Lexo më Shumë

>Gjykata Penale konstoi sot se i akuzuari Goan Grujovski është në arrati dhe në këtë mënyrë vendosi që seanca gjyqësore për rastin “Fortesa” të fillojë në mungesë të tij. Siç tha gjykatësja Lidija Petrovska,, Grujovski dhe Boshkovski janë në arrati, në mënyrë që gjykimi të mund të zhvillohet edhe në mungesë të të akuzuarve, që tashmë më shumë se dy muaj po kërkohen ndërkombëtarisht. Avokati i Grujovskit Lupço Shvrgovski, i angazhuar nga djali i ish shefit të drejtorisë së pestë, tha se do ta mbrojë Grujovskin në mungesë. PSP dyshon se Goran Grujovski dhe gjashtë të punësuar tjerë në DSK…

Lexo më Shumë

Lideri i VMRO-DPMNE-së, Nikolla Gruevski nga Shtipi ka thënë se periudha e re që do të pasojë do të sjellë, pensione më të mëdha, më shumë subvencione, ulje të papunësisë dhe tatime më të ulëta. Ai a shtuar se atë që e premton VMRO-DPMNE, çdo herë e ka realizuar.Sipas tij, ata posedojnë plan i cili është i detajuar dhe se çdo premtim në të është i precizuar.“Epoka e re do të sjellë 150 mijë vende të reja pune, varfëri më të ulët për ¾ për qind, tatime më të ulëta, dyfish do të kemi ulje të papunësisë tek të rinjtë…

Lexo më Shumë

Lideri i LSDM-së, Zoran Zaev nga Kriva Pallanka ka thënë se prej tre muaj ata kanë treguar se Maqedonia mund të ketë perspektivë dhe miq. Ai ka thënë se ata krijuan miqësi me Bullgarinë e cili tani më është përkrahëse dhe aleate e Maqedonisë, me Serbinë kanë përmirësuar bashkëpunimin, me Greqinë poashtu. Zaev ka thënë se ata po ndërtojnë perspektiva për gjeneratat e ardhshme.“Për tre muaj e gjysmë arritëm të stabilizojmë buxhetin, siguruam para dhe miratuam masa të cilat ndikojnë në kursimin në buxhetet familjare dhe të vendit, masa që kthejnë parat tek qytetarët. Premtoj përkrahje për përforcimin e shtëpive…

Lexo më Shumë

Kryetari i PDSH-së, nga Sllatina tha se ata do të kërkojnë nga Bashkimi Evropian si dhe Turqia donacione për të realizuar projekte të cilat do të përmirësojnë jetën e qytetarëve. Megjithatë, ai tha se BE dhe Turqia nuk japin ndihma për kryetarë të komunave të cilët vjedhin parat, ndërsa shtoi se PDSH nuk e ka këtë problem ngase kandidatët e saj janë gjithë të pastër.“Dua që të gjithë shqiptarët që jetojnë këtu se kemi një përvojë të hidhur me kandidaturën e Ruhanit, që ky filmi I partive opozitare si PDSH-ja nuk soset, pro tu apelojmë gjithë qytetarëve që mbështetja të…

Lexo më Shumë

Lideri i “Aleancës për shqiptarët” nga Kumanova tha se Lagja e Trimave u dogj për shkak se ishte “Lagje trimash” dhe jo “Divo Naselje” dhe sepse ishte e banuar me shqiptarë dhe është e banuar me shqiptarë dhe jo me qytetarë. Ai tha se ka ardhur koha për vepruar bashkërisht dhe të jenë prezentë në çdo derë dhe lagje dhe të flitet me njerëzit në mënyrë shumë të hapur. Sela tha se ata gjatë vitit 2016 kanë folur që shqiptarët nuk duhet të futen në qeveri pa kushte dhe sot, sipas tij kjo është bërë realitet.“Sot Aleanca për shqiptarët është…

Lexo më Shumë