Kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti nga Prespa tha se ruajtja e vlerave në Prespë, Manastir, Ohër për ta është e pazëvendësueshme. Ai tha se në këto dy vite ka pasur krizë politike dhe se të gjitha fletë-rufetë kanë qenë kundër BDI-së dhe se ata akuzoheshin për të gjitha të këqijat që ndodhnin në Ballkan dhe në Europë. Ahmeti shtoi se qëllimi i kësaj ka qenë heqja nga skena politike e BDI-së, gjë që sipas tij nuk u realizua.“Në këto zgjedhje ne kemi edhe një marrëveshje. Marrëveshjen e kemi me partnerin tanë që jemi bashkë në qeveri. Aty ku nuk kemi…
Author: almakos
Ministri i jashtëm serb, Ivica Daçiq deklaroi se “nuk ka asgjë” nga anëtarësimi i Kosovës në UNESCO. Ai ka deklaruar se tashmë afatet po skadojnë dhe Kosova po dorëzohet për këtë çëstje, raporton Tanjug. “Nuk ka asgjë, afatet po skadojnë, nëse do të donin Kosova do të aplikonte, kështu që ata kanë konsideruar se nuk duhet të synojnë. Ata janë dorëzuar tani”, tha Daçiq. Ramush Haradinaj gjatë vizitës në Tiranë para disa ditësh, deklaroi se “nëse jo në këtë herë, në asamblenë tjetër Kosova do të anëtarësohet në UNESCO”. Ndërsa zyrtarë tjerë qeveritarë, ende nuk kanë konfirmuar zyrtarisht se a…
Për çdo ditë, në Republikën e Maqedonisë nga katër gra preken nga kanceri i gjirit. Statistikat flasin për 1200 të sëmurë të ri nga kanceri në gji. Kështu tha Kryetarja e shoqatës “Borka”, Biba Dodeva. Ajo theksoi se kanceri i gjirit tek gratë kërkon një trajtim të veçantë, sepse, numri i grave të prekura në Maqedoni por edhe në rrafsh global është gjithnjë e më shumë në rritje. Maqedonia është në vendin e tretë në Evropë për shkallën e vdekshmërisë nga sëmundjet malinje. Kjo shoqatë sot organizoi sot një shëtitje në sheshin e qytetit në Shkup, me qëllim të rritjes…
Kandidati i PDSH-së për kryetar të komunës së Tetovës, Bardhyl Dauti së bashku me kandidatët për këshilltarë komunal si dhe me anëtarët e shtabit të degës – Tetovë, vizituan Stadiumin e qytetit të lënë pas dore nga pushteti lokal në Tetovë. Dauti u shpreh se pushteti lokal në mungesë të planeve urbanistike dhe kapaciteteve ka lënë pas dore këtë objekt të rëndësishëm sportiv për qytetin e Tetovës. Ai më tej theksoi se ekipin i tij ka të gatshëm planin e ri urbanistik që parasheh ndërtim të këtij kompleksi sportiv që do të ndikojë pozitivisht edhe në zhvillimin e ekonomisë së…
Sindikata e pavarur e transportuesve me kamionë “Makam Trans” kërkon nga Ministria e Transportit që tu hiqet kartoni i gjelbërt për dalje jashtë shtetit dhe të ulet çmimi për regjistimin e kamionëve duke eliminuar të paktën njërën prej pagesave për mirëmbajtjen e rrugëve. “Makam Trans” vlerëson se duhet hequr edhe disa prej pagesave në pikat pagesore.“Çështja e kartonit të gjelbërt dhe pagesës për rrugë madje është në kundërshtim me ligjin dhe Kushtetutën, prandaj doemos duhet të hiqen nga lista e detyrimeve të transportuesve. Në këtë mënyrë do të zbatohej zotimi i Qeverisë për kthimin e një pjese të parave të…
Ministri i Punëve të Brendshme, Oliver Spasovski ka siguruar se nuk ka më përgjime ilegale. Në një intervistë për Radion Evropa e Lirë, Spasovski thotë se do të ketë edhe mekanizma të kontrollit të brendshëm, por fton edhe organizmat dhe institucionet të tjera që të bëjnë kontrollet e nevojshme.“Ne themi me përgjegjësi se në këtë periudhë, që nga formimi i Qeverisë së re, në Maqedoni nuk përgjohet ilegalisht edhe për këtë mund të kemi kontrolle të ekspertëve, kontrolle parlamentare në çdo kohë, ne jemi në dispozicion dhe jemi të hapur që në përputhje me ligjin të bëhen kontrolle të tilla.…
Persona ende të panjohur, kanë demoluar mbrëmë shtabin lokal të Lëvizjes BESA në lagjen Veri të Shkupit, shtab ky I cili bën pjesë në komunën e Butelit. Bëhet fjalë për thyerje të xhamave dhe grisje të fotografive të vendosura në këtë shtab. Shefi I shtabit komunal, Ridvan Mustafa e cilësoi këtë si veprim të ulët, duke shtuar se nëpërmjet veprimeve të tilla nuk mund ta dëmtojnë Lëvizjen BESA.“Pas vandalizimit të mbrëmshëm nga persona të papërgjegjshëm me ç’rast u thyen xhamat e zyrës së Lëvizjes BESA në Butel, Lëvizja Besa shpreh shqetësimin e thellë lidhur me këtë akt barbar që bëhet…
Nëse 37 të akuzuarit e Kumanovës shpallen fajtor për veprën për të cilën akuzohen dhe nëse gjykata vendos që harxhimet gjyqësore t’i paguajnë të kryerësit e veprës, atëherë të akuzuarit do të duhet që të paguajnë mbi 3 milionë euro. Në shumicën e rasteve të akuzuarit paguajnë shuma simbolike në rast se konstatohet se nuk e kanë gjendjen mirë financiare . Pas përfundimit të gjithë procedurës gjyqësore dhe pas sjelljes së vendimit nga ana e gjykatës, patjetër që do t’i obligoj të dënuarit që të paguajnë harxhimet e gjykatës. Por kjo nuk është e thënë se të njëjtët, nëse sjellin…
Profesori Nano Ruzhin vlerëson se referendumi në Kataloni të Spanjës mund të jetë sfida më e madhe për Bashkimin Europian pas asaj të Brexitit. Ruzhin gjithashtu shton se kjo mund të aktivizojë dëshirën e shumë lëvizjeve populiste për referendum në vendet e ndryshme të Europës. Madje edhe me kushtetutën e 78 e cila duhej të zgjidhte marrëdhëniet mes qeverisë qendrore dhe asaj lokale, të cilat krijuan një ndjenjë pakënaqësie midis katalanasve, do të thosha një krahinë në kuptimin lokal, si një lloj rajoni që kërkon të identifikojë identitetin e vet, me anë të këtyre përpjekjeve për referendum të cilin Madridi…
Kandidatët për kryetarë të Shkupit dhe komunave tjera nga radhët e LSDM-së sot ishin në takim me qytetarët para sallës Universale. Petre Shilegov në fjalimin e tij porositi se deri në vitin 2021 Shkupin do ta shndërrojë në kryeqytetin e gjelbër të Evropës dhe se që në vitin 2018 do të fillojë me gazifikimin e qytetit. Në takim mori pjesë edhe Zoran Zaev i cili premtoi mbështetje për komunat nga Qeveria. Unë dhe pushteti i ri ekzekutiv në Maqedoni bashkë me Parlamentin dhe shumicën parlamentare plotësisht jemi në shërbim t’i ndjekim të gjitha idetë dhe propozimet që do i ketë…
01 October Kandidati i Aleancës për Shqiptarët pwr Komunën e Tetovës Andan Neziri, aktivitetet e tij parazgjedhore, i ka vazhduar në lagjen Drenoc, ku në takim me banorët e kësaj lagjeje, ka premtuar një mirëmbajtje më të mirë të rrugëve, ndriçimin publik si dhe krijimin e rrjetit të kanalizimit për ujërat e zeza, të cilat shqetësojnë shpesh banorët. Neiziri po ashtu para banorëve ka premtuar se, me marrjen e mandatit nga ana e tij, do të angazhohet edhe në krijimin e një plani urbanistik për këtë lagje. Sot vizitova lagjen Drenoc në pjesën e epërme ku kishte nevoj për intervenime…
Edhe mitingun e mbrëmshëm në Tetovë lideri I VMRO DPMNE-së, Nikolla Gruevski e filloi me një sërë akuzash ndaj Qeverisë së re. Sipas tij, Qeveria e re nuk bën reforma, përkundrazi shtypje direkte mbi mediat, gjykatësit, administratorët dhe investitorët e huaj. Gruevski ndër tjerash premtoi se partia e tij do të angazhohet për të siguruar shtëpi për të gjithë që kanë nevojë, kujdes më të madh për pacientët, rritje të pagave në shëndetësi, ulje të papunësisë dhe varfërisë. Kjo dekadë e re do të sjellë zvogëlim të varfërisë për ¾. Kjo Qeveri e jona në të kaluarën e zvogëloi seriozisht…

