Kandidatët për kryetarë të Shkupit dhe komunave tjera nga radhët e LSDM-së sot ishin në takim me qytetarët para sallës Universale. Petre Shilegov në fjalimin e tij porositi se deri në vitin 2021 Shkupin do ta shndërrojë në kryeqytetin e gjelbër të Evropës dhe se që në vitin 2018 do të fillojë me gazifikimin e qytetit. Në takim mori pjesë edhe Zoran Zaev i cili premtoi mbështetje për komunat nga Qeveria.
Unë dhe pushteti i ri ekzekutiv në Maqedoni bashkë me Parlamentin dhe shumicën parlamentare plotësisht jemi në shërbim t’i ndjekim të gjitha idetë dhe propozimet që do i ketë qyteti apo komuna, e sidomos nëse atë vijnë nga baza, nga qytetarët. Ne qëndrojmë me gjithçka që kemi si kapacitet dhe mundësi nga pushteti qendror dhe buxheti t’i mbështesim idetë që do jenë të dëshmuara si nevoja të qytetarëve dhe Qytetit të Shkupit, pavarësisht nëse bëhet fjalë për fshatin e fundit të komunës së Sarajit apo bëhet fjalë për qendrën kryesore të qytetit të Shkupit- deklaroi Zoran Zaev, kryetar i LSDM-së.
https://www.youtube.com/watch?v=B5eRoip_IGk&feature=youtu.be

