Persona ende të panjohur, kanë demoluar mbrëmë shtabin lokal të Lëvizjes BESA në lagjen Veri të Shkupit, shtab ky I cili bën pjesë në komunën e Butelit. Bëhet fjalë për thyerje të xhamave dhe grisje të fotografive të vendosura në këtë shtab. Shefi I shtabit komunal, Ridvan Mustafa e cilësoi këtë si veprim të ulët, duke shtuar se nëpërmjet veprimeve të tilla nuk mund ta dëmtojnë Lëvizjen BESA.
“Pas vandalizimit të mbrëmshëm nga persona të papërgjegjshëm me ç’rast u thyen xhamat e zyrës së Lëvizjes BESA në Butel, Lëvizja Besa shpreh shqetësimin e thellë lidhur me këtë akt barbar që bëhet nga persona të papërgjegjshëm dhe dashakeq. U kujtojmë këtyre personave si dhe porositësve të tyre se nëpërmjet këtyre veprimeve ato vetëm edhe njëherë e tregojnë fytyrën e vërtetë të tyre, të jotolerancës ndaj të gjithë të tjerëve si dhe I porosisim se veprimet e tilla, neve si parti nuk na dëmtojnë aspak.”, deklaroi Ridvan Mustafa, shef i shtabit komunal.
Ai më tej rikujtoi të gjithë subjektet politike për nënshkrimin e deklaratës se do të angazhohen për zgjedhje të drejta dhe korrekte.
“Dijeni që ne do të vazhdojmë me fushatën tonë pozitive, pa fyer, pa grisur dhe pa dëmtuar askënd se ne në dallim prej ju jemi të vendosur t’i shërbejmë vetëm popullit shqiptar dhe ne të gjithë I shikojmë vetëm si vëllezër me të cilët planifikojmë ta ndajmë më të mirën dhe të keqen dhe pas këtyre zgjedhjeve. Dritaret, logot dhe letrat mund t’i grisni, por Lëvizjen BESA nuk do të mund asnjëherë ta ndalni.”, tha Ridvan Mustafa, shef i shtabit komunal.
Nga kjo parti kanë paraqitur rastin tek organet e rendit dhe presin që të njëjtit ta hedhin dritë mbi këtë rast.
Ajnur Bafqari
Data 19.05.2026
Aktuale
- (VIDEO) VMRO dhe BDI me akuza të ndërsjella për ndikim në prokurori
- Fillkov: Provimi i jurisprudencës kryhet në përputhje me ligjet në fuqi, jo në bazë të politikave ditore dhe presioneve nga rruga
- AKU: Analizat në Akademinë e Sigurisë dhe Garnizonin e FA rezultuan brenda normave, zhbllokohet aktiviteti i “SORI-AL”
- Rina Ajdari: Kush dha urdhër për ndalimin e studentëve dhe mbi çfarë baze ligjore u pengua protesta?
- I pandehur për korrupsion në zgjedhje, kryebashkiaku i Vaut të Dejës Kristian Shkreli shkon në GJKKO për gjyqin ndaj tij
- Mickoski: Ta ruajmë dhe ta ndërtojmë shtetin, të mos lejojmë askënd ta poshtërojë!
- Kryepolici Hita në Gjirokastër dhe Fier, porosi gjatë takimeve: Goditni krimin ndërkufitar dhe drogën, rrisni sigurinë rrugore dhe në shkolla!
- SPAK kërkoi pushimin e çështjes, GJKKO rikthen dosjen e gjyqtares Irena Gjoka

