01 October
Kandidati i Aleancës për Shqiptarët pwr Komunën e Tetovës Andan Neziri, aktivitetet e tij parazgjedhore, i ka vazhduar në lagjen Drenoc, ku në takim me banorët e kësaj lagjeje, ka premtuar një mirëmbajtje më të mirë të rrugëve, ndriçimin publik si dhe krijimin e rrjetit të kanalizimit për ujërat e zeza, të cilat shqetësojnë shpesh banorët. Neiziri po ashtu para banorëve ka premtuar se, me marrjen e mandatit nga ana e tij, do të angazhohet edhe në krijimin e një plani urbanistik për këtë lagje.
Sot vizitova lagjen Drenoc në pjesën e epërme ku kishte nevoj për intervenime në mirëmbajtjen e rrugëve si dhe ndriçimin publik. Është zonë e urbanizuar për atë edhe kërkon një standard më të përsosur. Për momentin jemi në zonën e katërt e cila, ka plan por është plan i punuar në kohërat e hershme dhe nuk përshtatet me gjendjen faktike. Veç kësaj, këtu ka problem edhe me ujërat e zeza me çrast ne kemi të dhëna dhe projektin për një kolektor që do përpunoj dhe përcjell ujërat e zeza. Këtu duhet bërë investim të madh dhe me prioritet, shkaku se kjo lagje duhet të standardizohet sepse është pjesë e qytetit dhe nuk duhet të lihet kështu- deklaroi Adnan Neziri, Aleanca për Shqiptarët.
https://www.youtube.com/watch?v=Ks03Rm578I0&feature=youtu.be

