Sindikata e pavarur e transportuesve me kamionë “Makam Trans” kërkon nga Ministria e Transportit që tu hiqet kartoni i gjelbërt për dalje jashtë shtetit dhe të ulet çmimi për regjistimin e kamionëve duke eliminuar të paktën njërën prej pagesave për mirëmbajtjen e rrugëve. “Makam Trans” vlerëson se duhet hequr edhe disa prej pagesave në pikat pagesore.
“Çështja e kartonit të gjelbërt dhe pagesës për rrugë madje është në kundërshtim me ligjin dhe Kushtetutën, prandaj doemos duhet të hiqen nga lista e detyrimeve të transportuesve. Në këtë mënyrë do të zbatohej zotimi i Qeverisë për kthimin e një pjese të parave të qytetarëve të Maqedonisë në buxhetin e tyre familjar.”, deklaroi Strasho Jovanov, përfaqësues i “Makam Trans”.
Sindikata e pavarur ka kërkuar takim me ministrin e transportit Goran Sugarevski, por ai ende nuk i është përgjigjur kërkesës. Konferencën e sotme e shfrytëzuan për tia rikujtuar se ata ende po presin përgjigje dhe takim lidhur me kërkesat.
“Para dita ditësh na erdhi njoftim nga kabineti i Qeverisë se për këto çështje duhet të drejtohemi tek Ministria e Transportit dhe Lidhjeve. Përkundër tre ditëve prej kur kemi dërguar kërkesën, ende nuk kemi ftesë nga Goran Sugarevski për bisedë. Ishim të detyruar të mbajmë këtë konferencë për tia kujtuar ministrit kërkesën tonë”, tha më tej Strasho Jovanov.
Një prej kërkesave të transportuesve është që vozitësit profesionist të kenë edhe stazh me beneficion sikurse ka qenë dikur pasi vlerësojnë se puna e tyre është e lodhshme dhe kërkon pensionim më të hershëm. I pyetur për humbjet e transportuesve vjet kur kishte bllokim në kufirin me Greqinë, Jovanov nuk mundej të japë një shifër konkrete por tha se është e sigurt se ka patur shumë humbje të thella.
Ferikan Iljazi Arifi
Data 19.05.2026
Aktuale
- (VIDEO) VMRO dhe BDI me akuza të ndërsjella për ndikim në prokurori
- Fillkov: Provimi i jurisprudencës kryhet në përputhje me ligjet në fuqi, jo në bazë të politikave ditore dhe presioneve nga rruga
- AKU: Analizat në Akademinë e Sigurisë dhe Garnizonin e FA rezultuan brenda normave, zhbllokohet aktiviteti i “SORI-AL”
- Rina Ajdari: Kush dha urdhër për ndalimin e studentëve dhe mbi çfarë baze ligjore u pengua protesta?
- I pandehur për korrupsion në zgjedhje, kryebashkiaku i Vaut të Dejës Kristian Shkreli shkon në GJKKO për gjyqin ndaj tij
- Mickoski: Ta ruajmë dhe ta ndërtojmë shtetin, të mos lejojmë askënd ta poshtërojë!
- Kryepolici Hita në Gjirokastër dhe Fier, porosi gjatë takimeve: Goditni krimin ndërkufitar dhe drogën, rrisni sigurinë rrugore dhe në shkolla!
- SPAK kërkoi pushimin e çështjes, GJKKO rikthen dosjen e gjyqtares Irena Gjoka

