Në zgjedhjet lokale në Maqedoni, që do të mbahen më 15 tetor, të drejtën e votës e kanë më shumë 1.8 milion persona nga rreth dy milionë banorë që ka ky shtet. Kjo shifër nuk u bën përshtypje partive politike, të cilat gjatë zgjedhjeve të parlamentare të dhjetorit të vitit të kaluar zhvilluan polemika e debate të shumta në lidhje me numrin e votuesve. LSDM-ja, që tani është në pushtet, për disa muaj me radhë ka mbajtur peng listën e votuesve me pretendimet se ajo nuk pasqyron numrin real të votuesve, apo se numri i votuesve nuk mund të jetë…
Author: almakos
“Vëzhguesit afatgjatë tashmë kanë mbërritur dhe janë njohur me aktivitetet në të gjithë vendin që duhet t’i kryejnë . Janë 20 vëzhgues afatgjatë . Vëzhgues afatshkurtër ende nuk kemi një numër të saktë por do të kemi numër të mjaftueshëm që do të shpërndahen nëpër vendvotime për të vëzhguar votimin dhe numërimin e votave”, tha Odri Glover, shefe e misionit të OSBE/ODIHR. Tashmë vëzhguesit kanë bërë punën e tyre në këtë periudhë parazgjedhore sepse OSBE vlerëson se nuk është e rëndësishme vetëm dita e zgjedhjeve, por ecuria e tërë procesit që nga shpallja e zgjedhjeve lokale. “Disa prej vërejtjeve tona…
01 October Tubime dhe takime me qytetarë në më shumë qytete dhe vendbanime do të mbajnë sot partitë politike, koalicionet dhe kandidatët e pavarur, të cilët marrin pjesë në zgjedhjet lokale të caktuara në 15 tetor. Bashkimi Demokratik për Integrim do të mbajë tubim në Manastir dhe Resnjë Koalicioni “Jetë në Maqedoni” i kryesuar nga LSDM do të mbajë takim me qytetarët në Rankonc dhe Nagoriçan të Vjetër dhe tubime në Kriva Pallankë dhe Kumanovë. Koalicioni “Për Maqedoni më të mirë” i kryesuar nga VMRO-DPMNE do të mbajë takime me qytetarët në Karbinc dhe Llozovë dhe tubime në Sveti Nikollë…
Gjatë mbrëmjes së djeshme është demoluar shtabi i Lëvizjes BESA në lagjen Shkup- Veri në komunën e Butelit. Fatmirësitë nga ky incident nuk ka persona të lënduar.Lidhur me demolimin e shtabit nga Lëvizja BESA thonë se nga organet e rendit do të kërkojnë që të zbardhet rasti.Poashtu edhe në tregun e Bit Pazarit, janë grisur posterët e kandidatit të Lëvizjes BESA për komunën e Çairit, Zeqirija Ibrahimi. /SHENJA/
01 October Qarkullimi rrugor po zhvillohet në rrugë të thata dhe intensitet mesatar. Intensiteti i komunikacionit në rrugët interurbane është me intensitet mesatar. Në vendkalimet kufitare nuk ka pritje të gjata për hyrje dhe dalje nga vendi. LAMM sugjeron vozitje të kujdesshme, përshtatje të shpejtësisë dhe respektim të shenjave të sinjalizimit të vendosur nëpër rrugë. Në grykat malore është e mundur rrëshqitja e dheut, veçanërisht në akset rrugore: Koçan – Makedonska Kamenicë – Dellçevë, Vinicë – Berovë, Gostivar – Strazhë, Mavrovë – Dibër – Strugë, Demir Kapi – Udovë, Katllanovë – Veles, Krushevë – Demir Hisar dhe Resnjë – Bukovë.
Kandidati i Lëvizjes BESA, për komunën e Tetovës, Bilall Kasamisot nga Reçica e vogël ka prezantuar projektin ideor për ndërtimin e shkollës fillore. Ai tha se ky realizmi i këtij projekti është premtuar edhe më herët, mirëpo asnjëherë nuk është realizuar. Kasami tha se administrata e mëparshme madje ka premtuar se nëse nuk siguron mjete nga buxheti i shtetit apo ai komunal, investitorë do të sjellë nga Kina.“Ne zotohemi që për katër vite shkolla e Reçicës së vogël do të jetë një ambient ku fëmijët tuaj do të mësojnë siq e meritojnë dhe shkolla juaj do të jetë në mesin…
Partia Demokratike Shqiptare mbajti tubimin e saj në Zhelinë. Para të pranishmëve folën, Mirinda Limani – kandidatja për këshilltare nga Zhelina, si dhe kandidati për kryetar të komunës së Zhelinës, Sali Ajdini, i cili e shpalosi programin e gjërë të investimeve të PDSH-së për këtë komunë. Ai theksoi se prioritetet e tij dhe ekipit të tij do të jenë programet zhvillimore ekonomike, investimet në infrastrukturë, si dhe mbrojtjen e ambientit jetësor në komunën e Zhelinës.Të pranishmëve në këtë tubim i ju drejtua edhe Kryetari i PDSH-së, Menduh Thaçi i cili mes tjerash theksoi si tajfa e BDI-së nuk ka ndjeshmëri…
Zgjedhjet e dhjetorit përgjysmuan Bashkimin Demokratik për Integrim, subjekt ky, që për 16 vite ka uzurpuar skenën politike në Maqedoni. Kështu tha lideri i “Aleancës për shqiptarët”, Ziadin Sela, gjatë qëndrimit të tij në Zvicër, ku ka takuar mërgimtarët shqiptarë. Sela ka thënë se Aleanca për shqiptarët ka dëshmuar se është e gatshme të bëj kompromis, por jo edhe të bëj kompromis për çështjet që janë jetike për shqiptarët atje në Maqedoni.“Neve na u deshtë vetëm dy vite aktivitet politik bashkë me ju dhe sot zyrtarizimi i gjuhës shqipe të jetë akt i kryer dhe maksimalisht në kuadër që lejojnë…
Kryetari i LSDM-së, Zoran Zaev në mitingun e sotëm në Negotinë, tha se është e palejuar që në shekullin XXI, njerëzit të mos kenë ujë për të pirë. Ai premtoi se do të ketë më tepër subvencione për bujqit, nga 2 denarë më tepër për kilogram rrush. Zaev ka thënë se ai është kryeministri i parë i cili vjen nga fshati dhe e dinë se cila është vuajtja e bujqve.“Qëllimi ynë është të tregojmë se si jetohet në shekullin e 21. Kemi përzgjedhur jetë në Maqedoni, duhet të vazhdojmë së bashku, unë mundem vetëm me ju. Ne jemi të thjeshtë,…
Lideri i VMRO-DPMNE-së, Nikolla Gruevski në mitingun e sot në Gostivar ka pyetur banorët e këtij qyteti nëse qeveria e re ka blerë të paktën një aparat për spitalin e qytetit.Ai ka thënë se këto aparate, kur ka qenë VMRO-DPMNE në pushtet kanë qenë për të gjithë dhe se ata nuk kanë bërë ndarje mes maqedonasve, shqiptarëve, turqit, romët, vlehët, boshnjakët apo serbët.“Ata që punojnë, punojnë për të gjithë. Ata që nuk punojnë, nuk punojnë për askënd. Nuk ka aparate të reja, as për maqedonasit, as për shqiptarët, as për turqit, as për romët dhe për askënd. Ai që dinë,…
Derisa nxënësit shqiptarë për vite të tëra vazhdojnë të mësojnë nëpër libra, në tekstet e të cilave ka gabime të shumta gjuhësore dhe drejtëshkrimore, fakte të shtrembëruara në përmbajtje dhe tekste në të cilat ekzistojnë fjalë ofenduese dhe me informata të gabuara për shqiptarët, Qeveria e Maqedonisë sipas kërkesës së Athinës zyrtare duhet që brenda katër muajve të largojë nga tekstet shkollore irredentizmin dhe hartat gjeografike në to. Kjo pasi shefi i diplomacisë greke Nikos Kotzias, dje ka kërkuar formimin e një komisioni të përbashkët greko-maqedonas, i cili nga nëntori duhet të fillojë të kryejë punën e tij. Ai ka…
Ministria e Kulturës shpalosi konkursin për programin vjetor dhe ju bëri apel artistëve që të konkurojnë me idetë dhe projektet e tyre kulturore. Ministri Robert Allagjozovski tha se tashmë e kanë përpiluar një model të ri të aplikimit i cili besojnë se do të jetë lehtësues për ata që duan të konkurojnë për mjete nga ministria. Në mënyrë që të ketë sa shumë diversitet në konkurs, ministri Allagjozov tha se vazhdimisht do të ketë thirrje publike dhe sensibilizim të artistëve për të marrë pjesë.“Arritëm t’i ridizajnojmë dokumentet e konkursit të cilat janë në pajtueshmëri me strategjinë e re kulturore e…

