Ministria e Kulturës shpalosi konkursin për programin vjetor dhe ju bëri apel artistëve që të konkurojnë me idetë dhe projektet e tyre kulturore. Ministri Robert Allagjozovski tha se tashmë e kanë përpiluar një model të ri të aplikimit i cili besojnë se do të jetë lehtësues për ata që duan të konkurojnë për mjete nga ministria. Në mënyrë që të ketë sa shumë diversitet në konkurs, ministri Allagjozov tha se vazhdimisht do të ketë thirrje publike dhe sensibilizim të artistëve për të marrë pjesë.
“Arritëm t’i ridizajnojmë dokumentet e konkursit të cilat janë në pajtueshmëri me strategjinë e re kulturore e cila ende është në shqyrtim publik për të vendosur ide shtesë nga opinioni, megjithatë prioritetet dhe strategjitë janë në pajtueshmëri me njëra-tjetrën. Këto dokumente nuk janë ndryshuar me vite, opinioni i kulturës vazhdimisht kishte ankesa, prandaj shpresojmë se ky model do t’u ndihmojnë punonjësve të kulturës dhe do të sjellin më shumë inkluzivitet dhe më shumë shanse për artistët që të merren me kulturë. Do të sigurojmë kulturë për të gjithë dhe deri tek të gjithë”, deklaroi Robert Allagjozov, ministër i Kulturës.
Epilogu i konkursit do të dihet në fund të vitit kur do të mbyllet aplikimi dhe do të kuptohet se çfarë programi dhe kulture do të ketë Maqedonia gjatë vitit 2018, pasi do jetë përmbyllur edhe strategjia kulturore.
Në mënyrë që ministria të ketë strategji të qartë për zhvillimin kulturor të Maqedonisë, u tha se do të ketë më shumë debate publike dhe ueb faqe të hapur ku secili që ka njohuri mund të japë propozime dhe ide për elementet që duhet t’i përmbajë strategjia e zhvillimit kulturor. Deri tani, siç theksuan nga ministria, më së shumti ka patur ankesa dhe kritika për mungesë të investimit në veprimtaritë muzikore.
Ferikan Iljazi Arifi
Data 19.05.2026
Aktuale
- Skandal në Policinë e Kosovës, kjo është zyrtarja policore që u kap e zhveshur me kolegun në veturën zyrtare
- “Kjo lëvizje studentore përfaqëson thelbin e Shqiptarisë”/ Grida Duma në Top Story: Gjuha shqipe, ajo që ka çmontuar çdo shkatërrues të historisë tonë
- Bogoevski: Këtu është Maqedoni dhe testet zyrtare jepen maqedonisht, shqip në Shqipëri!
- Filkov nuk tërhiqet: Asnjë presion nga rruga nuk mund të ndryshoj kritere profesionale
- Sekretari i MPJ në krah të studentëve shqiptarë në RMV: Mos u tërhiqni nga kërkesa e drejtë për gjuhën shqipe, ne jemi në mbështetjen tuaj
- (VIDEO) VMRO dhe BDI me akuza të ndërsjella për ndikim në prokurori
- Fillkov: Provimi i jurisprudencës kryhet në përputhje me ligjet në fuqi, jo në bazë të politikave ditore dhe presioneve nga rruga
- AKU: Analizat në Akademinë e Sigurisë dhe Garnizonin e FA rezultuan brenda normave, zhbllokohet aktiviteti i “SORI-AL”

