Derisa nxënësit shqiptarë për vite të tëra vazhdojnë të mësojnë nëpër libra, në tekstet e të cilave ka gabime të shumta gjuhësore dhe drejtëshkrimore, fakte të shtrembëruara në përmbajtje dhe tekste në të cilat ekzistojnë fjalë ofenduese dhe me informata të gabuara për shqiptarët, Qeveria e Maqedonisë sipas kërkesës së Athinës zyrtare duhet që brenda katër muajve të largojë nga tekstet shkollore irredentizmin dhe hartat gjeografike në to. Kjo pasi shefi i diplomacisë greke Nikos Kotzias, dje ka kërkuar formimin e një komisioni të përbashkët greko-maqedonas, i cili nga nëntori duhet të fillojë të kryejë punën e tij. Ai ka shtuar se zgjidhja e këtij kontesti është e domosdoshmë për anëtarësimin e vendit në strukturat euro-atlantike, duke e cilësuar si hap shumë të rëndësishëm.
Nga ana tjetër përfaqësues të Qeverisë së Maqedonisë dhe opozitës komentojnë idenë e Greqisë për libra të korrigjuar të historisë. Televizioni SHENJA rikujton deklaratat e përfaqësuesve shqiptarë në Ministrinë e Arsimit dhe shkencës ndër vite, ku ata disa herë kanë premtuar adresimin e vërejtjeve që tangojnë shqiptarët.
Më 1 nëntor të vitit 2012, zv/ ministri I Arsimit, Safet Neziri ka thënë se është duke punuar intensivisht për tërheqjen dhe përmirësimin e të gjitha gabimeve që janë paraqitur në tekstet shkollore. Ai madje pati shtuar se janë formuar komisione për disa tekste shkollore për gjeografinë, historinë dhe muzikën, për të cilat, sipas Nezirit kanë gjetur edhe mirëkuptim tek ministri I Arsimit.
“Kur do të tërhiqen librat? Kjo është ajo puna jonë , konceptualisht si BDI të cilën e prezantoj para jush edhe në ministri, i kemi ngul këmbët që këto punë të bëhen, këto punë nuk bëhen brenda natës. Lëvizje në këtë drejtim të përmirësimit të teksteve shkollore ka.”, kishte deklaruar Safet Neziri, zv/ministër i Arsimit (1 nëntor 2012).
Gabimet në tekste shkollore vazhduan të mbeten prezente edhe në kohën kur Abdylaqim Ademi i BDI-së, u vendos në postin e Ministrit të Arsimit. Ai disa herë pati premtuar se do të bëhet evitim i gabimeve në tekstet shkollore. Ademi më 5 gusht 2014, pati paralajmëruar se gradualisht do të zëvendësohen të gjitha librat në ciklin e ulët dhe të mesëm shkollor.
“Me këtë proces do të arrijmë të tejkalojmë përmbajtjen kontestuese të disa librave shkollorë. Por ne do të formojnë edhe një komision i cili do të shqyrtojë dhe rishqyrtojë disa tekste shkollore dhe ndoshta do të mund të tërhiqen nga përdorimi në të ardhmen, edhe si libra shkollorë apo një pjesë të tyre ashtu siç parashikon ligji. Prandaj derisa të përfundoj komisioni me punën e tij, ne nuk mund të japim një përgjigje precize se si këtë do të arrijmë ta tejkalojmë”, kishte deklaruar Abdylaqim Ademi, Ministër i Arsimit dhe Shkencës (5 gusht 2014).
Ademi më 3 tëtor të vitit 2014, pati paralajmëruar ndërhyrje ligjore të cilat do të përfshijnë në veçanti librat që përmbajnë speficika të popujve që jetojnë në Maqedoni.
“Ne jemi duke punuar edhe në ndryshimin dhe plotësimin e ligjit për tekstet shkollore me qëllim që të krijojmë mundësi për përmirësimin e teksteve shkollore, veçanërisht ata që kanë të bëjnë me specifikat e popujve që jetojnë në Maqedoni që kap historinë, gjuhën, kulturën, traditën e tyre këtu në Maqedoni”, pati deklaruar Abdylaqim Ademi, Ministër I Arsimit 3 tetor 2014.
Në po të njejtin vit, më 8 nëntor, Ademi foli mbi përgatitjet e propozim ndryshimeve, me të cilat sipas tij, për gabimet eventuale duhej të kërkohet përgjegjësi nga autorët, recenzentët dhe shtëpia botuese.
“Ne kemi iniciuar ndryshimin e ligjit dhe deri tani kemi paraparë disa alternativa që besoj se do ta zgjedhim alternativën më të mirë që të rruajmë ndoshta edhe për të pasur një tekst unik por më me rëndësi është përbërja e autorëve dhe komisionit recensues por edhe procedurave tjera që të ketë një mënyrë të miratimit të teksteve me një konsensus edhe nga autorët edhe nga recensioni dhe mbajtja e përgjegjësisë së tyre për përmbajtjen e teksteve shkollore kështu që ne jemi në fazën e ndryshimit të ligjit me qëllim që të krijojmë një bazë juridike të mirë dhe të gjejmë një zgjidhje sistemore”, kishte deklaruar Abdylaqim Ademi, Ministër I Arsimit (8 nëntor 2014).
Mirëpo, problemet e tilla vazhdojnë edhe sot. Madje së fundmi, Ministrja aktuale e Arsmimit dhe Shkencës, Renata Deskoska, ka deklaruar se fillimisht nevojitet ndryshim i ligjit për tekste shkollore, ku më pas pason edhe një procedurë që kërkon kohë të gjatë deri në finalizim të teksteve që do t’i zëvendësojnë tekstet paraprake.
“Procesi i revizionit të teksteve, unë këtë e bëra të ditur edhe më herët, nuk mund të kryhet shpejt. Vendosëm që për tekstet të mos shkojmë për zëvendësim individual të secilit libër, por do të filloj proces i revizionit të plotë, së pari në planin e mësimdhënësve, programet e pastaj edhe për tekstet”, ka deklaruar Renata Deskoska, Ministre e Arsimit dhe Shkencës(1 shtator 2017).
Edhe përskaj presionit të opinionit dhe premtimeve të përfaqësuesve të institucioneve, tekstet me gabimet e ndryshme vazhdojnë të jenë në përdorim.
Ajnur Bafqari /SHENJA/
Data 19.05.2026
Aktuale
- Skandal në Policinë e Kosovës, kjo është zyrtarja policore që u kap e zhveshur me kolegun në veturën zyrtare
- “Kjo lëvizje studentore përfaqëson thelbin e Shqiptarisë”/ Grida Duma në Top Story: Gjuha shqipe, ajo që ka çmontuar çdo shkatërrues të historisë tonë
- Bogoevski: Këtu është Maqedoni dhe testet zyrtare jepen maqedonisht, shqip në Shqipëri!
- Filkov nuk tërhiqet: Asnjë presion nga rruga nuk mund të ndryshoj kritere profesionale
- Sekretari i MPJ në krah të studentëve shqiptarë në RMV: Mos u tërhiqni nga kërkesa e drejtë për gjuhën shqipe, ne jemi në mbështetjen tuaj
- (VIDEO) VMRO dhe BDI me akuza të ndërsjella për ndikim në prokurori
- Fillkov: Provimi i jurisprudencës kryhet në përputhje me ligjet në fuqi, jo në bazë të politikave ditore dhe presioneve nga rruga
- AKU: Analizat në Akademinë e Sigurisë dhe Garnizonin e FA rezultuan brenda normave, zhbllokohet aktiviteti i “SORI-AL”

