30 September PDSH-ja mbrëmë mbajtim tubim para banorëve të Çegranit. Duke kërkuar votën për kandidatin e partisë së tij, kreu I PDSH-së Menduh Thaçi tha se vota për paertinë e tij është mesazh për ndërkombëtarët se shqiptarët nuk janë popull që mashtrohen. Ai e cilësoi si të rëndë fushatën për zgjedhjet lokale, për faktin se siç tha oponentët e tij mashtrojnë qytetarët shqiptarë. Thaçi tha se kërto zgjedhje janë shumë të rëndësishme për shqiptarët e sidomos për banorët e Gostivarit. Kur të vijnë të tjerët, kandidatët e Qeverisë dhe të thonë se ne e kemi më lehtë ta sigurojmë buxhetin…
Author: almakos
< Kreu I LSDM-së Zoran Zaev nga tubimi i kësaj partie në Dellçevë u premtoi banorëve komuna më bashkëkohore dhe më të pastra. Zaev tha se me fitoren e LSDM-së në zgjedhjet lokale të 15 tetorit pushteti qendror dhe ai lokal do të jenë në shërbim të qytetarëve, që të mund t’i kryejnë punët në një vend. Ai tha se do t’ua përmirësojë jetën qytetarëve, se të njëjtët do të punojnë me krenari dhe do të jetojnë të lumtur afër familjeve të tyre. Maqedoninë do ta lidhim me rrugë të reja, moderne që të jemi më afër njëri-tjetrit, që të…
Kandidati I BDI-së për Komunën e Tearcës Isen Asani, në konferencë për meda shpalosi programin për investime në këtë komunë. Ai tha se nëse fiton zgjedhjet lokale do të investojë në asflatimin e rrugëve, renovimin e shkollave dhe investime në rrjetin e ujësjellësit. Asani premtoi se do të angazhohet për krijimin e kushteve për krijimin e zonës turistike. Në konferencë për media programin e tyre e shpalosën edhe kandidatët për këshilltarë nga radhët e BDI-së në Komunën e Bërvenicës. Ata premtuan rregullimin e rrugëve dhe ndërtimin e një salle sportive në kuadër të Shkollës Qendrore. Programi jonë zgjedhor garanton zhvillim…
Rejçel Galovej do të jetë ambasadorja e Britanisë së Madhe në Maqedoni, e cila do të merr funksionin në korrik të vitit 2018.Galovej është kryesues me grupin punues “Mashrak/Magreb” e cili punën në politikën e jashtme të BE- së, ndërsa fokusi konkret është bashkëpunimi me shtetet e Lindjes së Afërt dhe vendet nga Afrika Veriore.
Politikat ekonomike të qeverisë së Zoran Zaevit për këto katër muaj po e dërgojnë Maqedoninë drejt bankrotimit. Kështu kanë thënë nga VMRO-DPMNE, duke shtuar se në Maqedoni nuk po dëgjohen lajme të mira për përparim ekonomik por vetëm lajme negative.“Për këtë konstatim kishte edhe Banka Popullore e Maqedonisë. Rënie prej 1.6 për vqind në aktivitetin e bankave, e plotësuar me rënie të Bruto Prodhimit Vendor”, kanë thënë nga VMRO-DPMNE.Ata shtojnë se për shkak gjendjes së rëndë financiare dhe kompanitë gjithnjë e më rëndë po vendosin të investojnë dhe të marrin kredit, dhe kjo nënkupton më pak para për kompanitë dhe…
Shpërngulja e banorëve në Komunën e Kërçovës reflektohet mbi numrin e vendvotimeve. Nga 121 vendvotime që kishte Kërçova në zgjedhjet e fundit parlamentare, për ato lokalet do të ketë katër vendvotime më pak apo e thënë ndryshe 177 të tilla. Shuhet vendvotimi 770 nga fshati Kladnik dhe e njëjta zhvendoset në fshatin Kozicë, nëvendvotimin numër 771. Vendvotimi numër 805 nga fshati Dupjkan dhe Rabetinë zhvendoset në fshatin Dvetoraçë, në vendvotimin numër 811. Vendvotimi numër 765 nga fshati Ehlovec zhvendoset në fshatin Izvor, në numrin 761, derisa vendvotimi 799 nga Jagoll Dolenci zhvendoset në fshahatin Jagoll, në vendvotimin numër 798. Shkak për këto…
LSDM-ja sonte u ndal në Pehçevë, Berovë dhe Dellçevë. Kryetari i kësaj partie, Zoran Zaev u fokusua në ndryshimet e realizuara deri më tani, nga të cilat siç tha ai, qytetarët do të kenë përfitime, si: rritja e pagës minimale, kthimi i tarifës së lirë të energjisë elektrike etj. Ai paralajmëroi investime në infrastrukturë me të cilat qytetarëve të këtyre komunave do t’u mundësohen kushte më cilësore për jetë. Zaev nuk la pa përmend edhe paratë e harxhuara nga qeveria e kaluar, për të cilat premtoi se do t’u kthehen qytetarëve. “Atë që premtuam po e realizojmë. Paratë filluam t’ua…
“Më 15 tetor nuk është dita kur do të vendoset vetëm për zgjedhjen e kryetarëve të komunave, në këtë ditë do të votohet edhe kundër të gjithë manipulimeve politike të pushtetit të ri”, porositi kreu i VMRO-DPMNE-së, Nikolla Gruevski, në mitingun e sontëm në Butel dhe Karposh. Ai shtoi se Qeveria e re i ka ndërprerë të gjitha projektet e mëdha, dhe me këtë edhe ekonominë. Gjithashtu përkujtoi se fuqia e popullit do të vijënë shprehje ditën e zgjedhjeve. Gruevski njëkohësisht prezantoi edhe projektet nga programi i VMRO-DPMNE-së, “Era e re”. “15 tetori është dita kur populli duhet të tregojë…
Lëvizja BESA sonte bëri hapjen e Shtabit Qendror Komunal të Çairit, me një mbështetje të madhe të çairasve ndaj kandidatit të kësaj partie për Komunën e Çairit, Zeqirija Ibrahimi.
“Në Gostivar mashtimi dhe gënjeshtra janë dhjetë herë më të mëdha se në çdo komunë”, kështu u shpreh kryetari i PDSH-së, Menduh Thaçi në fjalën e rastit para banorëve të Gostivarit. Ai tha se e vetmja kandidaturë opozitare shqiptare për Gostivarin është ajo e PDSH-së, sepse sipas tij, kandidatët e BDI-së dhe Aleancës janë të Qeverisë, ndërsa kandidati i BESËS është kandidat që e ka mbështet Qeverinë. Thaçi kritikoi BDI-në se për 15 vite që është në pushtet nuk ka mundur të sigurojë buxhet nga Qeveria për komunat shqiptare. “Edhe pse këta udhëheqësit që i kemi në Qeveri janë mashtrues,…
Bashkimi Demokratik për Integrim sonte mbajti tubim në Studeniçan të Shkupit. Kandidati i kësaj partie për kryetar komune prezantoi platformën me projektet që do t’i realizojë nëse fiton zgjedhjet më 15 tetor. Nga ana tjetër kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti, u lavdërua se partia e tij vazhdimisht ka inkurajuar bizneset lokale dhe se edhe në të ardhmen partia e tij do t’i mbështesë bizneset ekzistuese që të bëhen edhe më të forta, dhe të hapin vende të reja pune. “Unë jam këtu që tërë BDI, organet drejtuese në ekzekutivin e Republikës së Maqedonisë, deputetët në Parlamentin e Maqedonisë, do jenë…
29 September Në spitalin Zhan Mitrev është kryer edhe një operacion i rrallë që është veçori e tij dhe ekipit të tij, bëhet fjalë për autotransplantim të zemrës. Paciente ka qenë një grua 64 vjeçe e cila ka pasur zgjerim të madh të barkusheve të para të zemrës. Sot, vetëm një ditë pas operacionit, ajo është në gjendje të mirë dhe të qëndrueshme, pa kurrfarë komplikimesh. Ky është operacioni i katërt i këtij lloji i doktor Zhan Mitrevit që nga viti 2000 deri më tani. Pacientëve pas këtij lloji të rrallë të operimit u zgjatet jeta me vite të tëra.…

