<
Kreu I LSDM-së Zoran Zaev nga tubimi i kësaj partie në Dellçevë u premtoi banorëve komuna më bashkëkohore dhe më të pastra. Zaev tha se me fitoren e LSDM-së në zgjedhjet lokale të 15 tetorit pushteti qendror dhe ai lokal do të jenë në shërbim të qytetarëve, që të mund t’i kryejnë punët në një vend. Ai tha se do t’ua përmirësojë jetën qytetarëve, se të njëjtët do të punojnë me krenari dhe do të jetojnë të lumtur afër familjeve të tyre.
Maqedoninë do ta lidhim me rrugë të reja, moderne që të jemi më afër njëri-tjetrit, që të mund nëse ka nevojë edhe të udhëtoni nga qytet tjetër ose në Shkup për punë, por në mbrëmje lehtë të ktheheni sërish në shtëpi me familjet tuaja. Pagat u rritën. U hap spiralja. Tani jemi të fokusuar në stimulimin e investimeve dhe rritjen ekonomike. Ja filloi të gjallërohet ekonomia. Ndërmarrjet vendase po përpiqen të krijojnë vende të reja pune. Ka interes të investitorëve të huaj të vijnë në Maqedoni- deklaroi SZoran Zaev, kryetar i LSDM-së.

