30 September
PDSH-ja mbrëmë mbajtim tubim para banorëve të Çegranit. Duke kërkuar votën për kandidatin e partisë së tij, kreu I PDSH-së Menduh Thaçi tha se vota për paertinë e tij është mesazh për ndërkombëtarët se shqiptarët nuk janë popull që mashtrohen. Ai e cilësoi si të rëndë fushatën për zgjedhjet lokale, për faktin se siç tha oponentët e tij mashtrojnë qytetarët shqiptarë. Thaçi tha se kërto zgjedhje janë shumë të rëndësishme për shqiptarët e sidomos për banorët e Gostivarit.
Kur të vijnë të tjerët, kandidatët e Qeverisë dhe të thonë se ne e kemi më lehtë ta sigurojmë buxhetin për komunën e Gostivarit. Do t’iu thoni “Na keni kënaq 15 vjet. 15 vjet ju kemi pa se sa keni forcë politike që buxhetin e Qeverisë ta ktheni në komunën e Gostivarit.” Çështja e dytë: sigurimi i fondeve dhe mbështetjeve nga bashkësia ndërkombëtare, prej Bashkimit Evropian, Shteteve të Bashkuara të Amerikës, prej Turquisë, ndihmave të ndryshme është e pamundur të arrihet me këta që janë në pushtet- deklaroi Menduh Thaçi, kryetar i PDSH-së.

