“Në Gostivar mashtimi dhe gënjeshtra janë dhjetë herë më të mëdha se në çdo komunë”, kështu u shpreh kryetari i PDSH-së, Menduh Thaçi në fjalën e rastit para banorëve të Gostivarit. Ai tha se e vetmja kandidaturë opozitare shqiptare për Gostivarin është ajo e PDSH-së, sepse sipas tij, kandidatët e BDI-së dhe Aleancës janë të Qeverisë, ndërsa kandidati i BESËS është kandidat që e ka mbështet Qeverinë. Thaçi kritikoi BDI-në se për 15 vite që është në pushtet nuk ka mundur të sigurojë buxhet nga Qeveria për komunat shqiptare.
“Edhe pse këta udhëheqësit që i kemi në Qeveri janë mashtrues, ne nuk jemi popull që mashtrohemi. Është kampanjë e vështirë për shkak se pa ndërpre po ndeshemi me mashtrime, me sulme. te tjerët do të honë se, ne jemi kandidat të Qeverisë dhe ne e kemi më lehtë ta sigurojmë buxhetin e Qeverisë për Komunën e Gostivarit. Do t’u thoni: Na keni knaq qe 15 vjet”, deklaroi Thaçi.

