29 September
Në spitalin Zhan Mitrev është kryer edhe një operacion i rrallë që është veçori e tij dhe ekipit të tij, bëhet fjalë për autotransplantim të zemrës. Paciente ka qenë një grua 64 vjeçe e cila ka pasur zgjerim të madh të barkusheve të para të zemrës. Sot, vetëm një ditë pas operacionit, ajo është në gjendje të mirë dhe të qëndrueshme, pa kurrfarë komplikimesh. Ky është operacioni i katërt i këtij lloji i doktor Zhan Mitrevit që nga viti 2000 deri më tani. Pacientëve pas këtij lloji të rrallë të operimit u zgjatet jeta me vite të tëra.
Këta pacientë kanë zgjerim shumë të madh të barkusheve të zemrës. Shumë shpesh pacientët me ndryshime të këtilla rrallë mbijetojnë pasi ndodhë të shkëputet ndonjë tromb dhe të shkaktojë goditje në tru apo në zemër. Kjo paciente tek ne ka ardhur në kohë. Zgjidhja e vetme për këto pacientë është autotransplantimi i zemrës- Zhan Mitrev, kardiokirurg.

