Kandidati I BDI-së për Komunën e Tearcës Isen Asani, në konferencë për meda shpalosi programin për investime në këtë komunë. Ai tha se nëse fiton zgjedhjet lokale do të investojë në asflatimin e rrugëve, renovimin e shkollave dhe investime në rrjetin e ujësjellësit. Asani premtoi se do të angazhohet për krijimin e kushteve për krijimin e zonës turistike. Në konferencë për media programin e tyre e shpalosën edhe kandidatët për këshilltarë nga radhët e BDI-së në Komunën e Bërvenicës. Ata premtuan rregullimin e rrugëve dhe ndërtimin e një salle sportive në kuadër të Shkollës Qendrore.
Programi jonë zgjedhor garanton zhvillim të qëndrueshëm të komunës duke përfshirë, ndërtim të infrastrukturës moderne, kanalizim për ujërat fekale dhe atmosferik, ndërtim të rrjetit shpërndarës të ujësjellësve në ato vendbanime ku ka nevojë, ndërtim të rrugëve lokale e terciare në çdo vendbanim. Mjedis të pastër jetësor përmes ndërtimit dhe mirëmbajtjes së hapësirave të gjelbra, përgatitje të planeve të reja urbanistike, arsim cilësor dhe përpilim të planit për vendosjen e paneleve foto-voltaike për furnizim me energji elektrike të shkollave fillore- deklaroi Isen Asani, BDI.
https://www.youtube.com/watch?v=3-tHvtur4YU&feature=youtu.be

