Author: almakos

Kandidati i Lëvizjes BESA për Komunën e Çairit, Zeqirja Ibrahimi në ditën e tretë drejtuar banorëve të Çairit, i pozicionuar para shkollës fillore “Liria”, përmendi problemet e shumta me të cilat përballen nxënësit shqiptar të këtij vendbanimi. Ai ka theksuar në Komunën e Çairit janë disa shkolla fillore, që tashmë disa vite vazhdojnë të kenë kushte minimale pune. “Qoftë për nga pajisjet mësimore, qoftë për nga rendi në shkollë, qoftë për shkak të orarit të mësimit në më shumë se dy turne e të klasave të stërngarkuara me nxënës, qoftë për shkak të punësimeve me karakter nepotizmi që kanë shkaktuar…

Lexo më Shumë

Marrëveshja për formimin e një komisioni të përbashkët greko-maqedonas i cili do të merret me pastrimin e librave shkollore nga termat irredentistë është një punë e mirë, por vetëm nëse kjo është e dyanshme, ka vlerësuar ish-ministri i Jashtëm, Nikolla Popovski. Ai mendon se vetëm kështu do të ketë rezultat, pasi nëse fajësohet dhe korrigjohet vetëm njëra palë, nuk do të ketë efekt. Popovski ka thënë se nëse ndodhë korrigjimi vetëm i librave të Maqedonisë, atëherë komisioni do të dukej i destinuar vetëm për “spastrimin” e librave të Maqedonisë. “Nëse tendenca është që të bëhet rishikimi vetëm i librave të Maqedonisë…

Lexo më Shumë

Pala mbrojtëse e kryetarit të Komunës së Liqenasit, Edmond Temellko, ka dorëzuar ankimim për vendimin për paraburgim. Avokati i tij, Donço Nakov, ka deklaruar se ankimimi është në bazë të fletëarrestit ndërkombëtar i cili, sipas tij, është në kundërshtim me Kodin Penal. Nakov ka thënë se klienti i tij, i tani më është në paraburgim 30 ditor si i dyshuar i rastit “Titanik”, posedon dokumente udhëtimi të  Shqipërisë të cilat i kanë mundësuar të udhëtoj nga Maqedonia në Shqipëri dhe në drejtim të kundërt. “Janë respektuar të gjitha procedurat ligjore. Temelko është paraqitur çdo të mërkuarë para autoriteteve në Maqedoni,…

Lexo më Shumë

29 September Prokuroria ka caktuar masën e paraburgimit 30 ditorë të dyshuarit Igor Jug, pjesëmarrës në zhvillimet e përgjakshme më 27 prill në Kuvend. Mëngjesin e sotshëm, pas konstatimeve nga organi akuzës, Jug është marrë në pyetje në Gjykatën Penale për shkak të dyshimeve se i njëjti ka udhëhequr grup i cili kryen vepër penale. “Ka dyshime të bazuara në fakte se i dyshuari ka ndërmarr aktivitete si udhëheqës i grupit në zhvillimet e 27 prillit në Kuvend. Prokurori përgjegjës ka dhënë urdhër për zbatimin e hetimeve në bazë të dyshimeve për kryerje të veprës penale “pjesëmarrje në turmë e…

Lexo më Shumë

Një delegacion i lartë i Lëvizjes Besa në krye me Bilall Kasamin i shoqëruar nga Asaf Ademi, kandidat i Lëvizjes Besa për Gostivarin ishin të ftuar specialë të kryeministrit të Turqisë, Binali Jëlldërëm, në ceremoninë e hapjes së terminalit të ri të Aeroportit të Çanakalasë. Kjo ishte një mundësi e mirë që me kryeministrin e Turqisë të bashkëbisedohet për zhvillimet e fundit në Maqedoni, si dhe përkrahjen e vazhdueshme të Turqisë për Maqedoninë. Kryeministri turk e vlerësoi lart kontributin e Lëvizjes Besa, si një lëvizje e re politike, e cila në mënyrë dinjitoze i përfaqëson shqiptarët e Maqedonisë, duke u…

Lexo më Shumë

Ministri i Jashtëm grek, Nikos Kocias, ka deklaruar se po presin zgjedhjet e tetorit, për të vlerësuar më pas nëse Qeveria e re  e vendit do të përforcoj pozitën e saj për të filluar negociata më seriozë në lidhje me zgjidhjen e çështjes së emrit. Në një intervistë për televizionin ERT, ai ka thënë se pas kontestit për emrin, fshihet edhe problemi me irredentizmin tek fqiu verior. “Shpresoj dhe besoj se nga ana e tyre do të ndërmerren masa për kufizimin e irredentizmit”, ka deklaruar ai. Në lidhje me këtë, ai thotë se ka biseduar në Nju Jork  edhe me…

Lexo më Shumë

29 September  Trajnim për barazi gjinore dhe ngritje të vetëdijes lidhur me këtë problematikë do të zbatohet për nëpunësit shtetëror në institucionet e Republikës së Maqedonisë me ndihmën e dy -e moduleve, të hartuara nga Ministria e Shoqërisë Informatike dhe Administratës, Byroja e Kombeve të Bashkuara për barazi gjinore dhe përforcim të grave, ndërsa me mbështetje të Ministrisë së Punës dhe Politikës Sociale. Ministrja e Punës dhe Politikës Sociale Milla Carovska në konferencën e sotme për shtyp deklaroi se ky është hapi i parë sistemor në drejtim të vendosjes së barazisë gjinore, që është detyrim nga neni pesë i Ligjit…

Lexo më Shumë

Gjykatësit i kanë shqyptuar paraburgim prej 30 ditësh, Igor Jug, i cili dyshohet për pjesëmarrje në turmën e dhinshme më 27 prill në Kuvend. Prokurorët kanë siguruar dëshmi të reja dhe pritet që ai të akuzohet si udhëheqës i turmës, e cila sulmoi deputetët dhe gazetarët. Prokuroria kërkon 30 ditë shtesë paraburgim për Igor Jug për shkak të rrezikut që ai mund të arratiset, të pengojë hetimet dhe të përsëri të kryejë vepra penele.  /SHENJA/

Lexo më Shumë

Ish kryeministri i Republikës së Turqisë, Ahmet Davutogllu, ditën e tretë dhe të fundit të vizitës së tij e ka filluar me një takim më kryetarin e Kuvendit, Talat Xhaferin. Dabutogllu pritet që të japë përkrahje për procesin integrues të Maqedonisë në NATO dhe në Bashkimin Evropian. Kryetari i Kuvevendit, Talat Xhaferi, ka mirëpritur ish kryeministrin turk. Në fillim të takimit, Xhaferi uroi që kjo të mos jetë vizita e fundit e Davutogllut. Pas takimit në Kuvend, profesori Davutogllu do të zhvillojë një takim me përfaqësues të Universitetit “Shën Kirili dhe Metodij”, ndërsa do të mbajë edhe një ligjëratë para…

Lexo më Shumë

29 September Një person ka humbur jetën në aksidentin rrugor që ndodhi në mëngjesin e sotëm në rrugën magjistrale Gostivar – Kërçovë. Aksidenti ka ndodhur në afërsi të Dllapkin Doll rreth orës shtatë kur automjeti me targa të Strugës është përmbysur dhe ka dalë nga rruga me ç’rast një grua 54 vjeçare nga fshati Otisi i Strugës, ka vdekur në vendin e ngjarjes. Organet kompetente punojnë në rastin dhe me informacione më të hollësishme SPB – Ohër do të dalë gjatë ditës me kumtesë informon zëdhënësi Stevan Dimovski.

Lexo më Shumë

29 September Partitë, koalicionet dhe kandidatët e pavarur që marrin pjesë në zgjedhjet lokale më 15 tetor, sot në ditën e pestë të fushatës  do të mbajnë tubime dhe takime me qytetarët në disa qytete dhe vendbanime në Maqedoni. Bashkimi Demokratik për Integrim (BDI) do të ketë aktivitete parazgjedhore në Studeniçani. Shtabi Qendror Zgjedhor i BDI-së,  do të mbajë konferencë për shtyp në selinë e partisë. Kandidati i Lëvizjes Besa Zekqirja Ibraimi kandidat për Komunën e Çairit do të mbajë pres konferencë për media. Forumi Rinor i Lëvizjes BESA-Gostivar do të organizojë pres-konferencë për media për ecurinë e fushatës parazgjedhore.  Koalicioni…

Lexo më Shumë

Fillon zbatimi i programit “Punë e dobishme komunale”, i cili është pjesë e Planit operativ të rishikuar për programe aktive dhe masa për punësim dhe shërbime në tregun e punës për vitin 2017. Përfaqësuesit e 39 komunave sot në Shkup me rastin e fillimit të programit do të diskutojnë për drejtimet e reja operative për realizimin e projekteve dhe do të ndajnë përvoja. Në ngjarje është paraparë fjalimi i ministres për Punë dhe Politikë Sociale, Milla Carovska, drejtoreshës së Agjencisë për Punësim, Biljana Jovanovska dhe përfaqësueses së përhershme të UNDP-së, Luiza Vinton, paralajmëroi Ministria e Punës dhe Politikës Sociale.

Lexo më Shumë