Pala mbrojtëse e kryetarit të Komunës së Liqenasit, Edmond Temellko, ka dorëzuar ankimim për vendimin për paraburgim. Avokati i tij, Donço Nakov, ka deklaruar se ankimimi është në bazë të fletëarrestit ndërkombëtar i cili, sipas tij, është në kundërshtim me Kodin Penal.
Nakov ka thënë se klienti i tij, i tani më është në paraburgim 30 ditor si i dyshuar i rastit “Titanik”, posedon dokumente udhëtimi të Shqipërisë të cilat i kanë mundësuar të udhëtoj nga Maqedonia në Shqipëri dhe në drejtim të kundërt.
“Janë respektuar të gjitha procedurat ligjore. Temelko është paraqitur çdo të mërkuarë para autoriteteve në Maqedoni, përkatësisht në Gjykatën e Prespës për të dëshmuar se nuk është në arrati. Se çfarë përmban ankimimi ynë, do të bisedojmë pas vendimit të Apelit”, ka deklaruar Nakov.

