Ish kryeministri i Republikës së Turqisë, Ahmet Davutogllu, ditën e tretë dhe të fundit të vizitës së tij e ka filluar me një takim më kryetarin e Kuvendit, Talat Xhaferin.
Dabutogllu pritet që të japë përkrahje për procesin integrues të Maqedonisë në NATO dhe në Bashkimin Evropian.
Kryetari i Kuvevendit, Talat Xhaferi, ka mirëpritur ish kryeministrin turk. Në fillim të takimit, Xhaferi uroi që kjo të mos jetë vizita e fundit e Davutogllut.
Pas takimit në Kuvend, profesori Davutogllu do të zhvillojë një takim me përfaqësues të Universitetit “Shën Kirili dhe Metodij”, ndërsa do të mbajë edhe një ligjëratë para studentëve të Fakultetit Juridik. /SHENJA/

