Author: almakos

Pavarësisht faktit se jemi në fushatë zgjedhore, qytetarët nuk e ndjejnë shumë atmosferën e zgjedhjeve. Shumica prej tyre, shprehin pakënaqësitë për kryetarët e deritanishëm, duke thënë se shumë pak kanë realizuar nga ajo që kanë premtuar. Ata për televizionin Shenja, numëruan disa nga pritjet e tyre nga kryetarët e ardhshëm të komunave. Bëhet fjalë për kushte elemenentare me mungesën e të cilave ballafaqohen thuajse të gjitha komunat të banuara kryesisht me shqiptarë. Qytetar“Asgjës’ka, asgjë hiç. Kryetari i Komunës tonë Izet Mexhiti nuk ka bërë asgjë. Së pari kanalizim nuk kemi, ka vendos gypat për ujërat e shiut, atyre ju vjen…

Lexo më Shumë

Gjykata do ta kumtojë vendimin gjyqësor për rasin “Kumanova” më 17 tetor, dy ditë pas raundit të parë të zgjedhjeve lokale. Gjykatësja Verka Petrovska tha se i duhet kjo kohë prej njëzetë ditësh për vendimarrje pasi ka një material tejet voluminoz dhe deklarata të shumta të cilat duhet ti rishikojë, në mënyrë që të marrë vendimin e duhur. Gjatë seancës së sotshme, dëshmuan katër prej të akuzuarve të fundit për logjistikë. Besnik Bajrami, Ebib Aliji, Ibrahim Murtezi dhe Seabudin Abdullai, të cilët i kërkuan llogari prokurisë se në bazë të çfarë provave e kanë gjetur lidhshmërinë e tyre me grupin.…

Lexo më Shumë

28 September Duhet të priten zgjedhjet në tetor dhe të shihet nëse Qeveria e re në Shkup do ta përforcojë pozitën e vet në mënyrë që të mund të hyjmë në negociata më serioze për zgjidhjen e çështjes së emrit, deklaroi ministri i Jashtëm grek, Nikos Koxias në intervistën për televizionin nacional ERT. Sipas Koxias, prapa problemit me emrin fshihet edhe problemi me irredentizmin tek fqinji verior. “Shpresoj dhe besoj se nga ana e tyre do të ndërmerren masa për kufizimin e irredentizmit”, thotë shefi i diplomacisë greke. Për atë, siç thekson, në Nju-Jork ka biseduar me kolegun e tij…

Lexo më Shumë

Themeluesi i Shtëpisë Botuese Logos A, Ismail Bardhi, hapi prezantimin e librit të ish kryeministrit të republikës së Turqisë, Ahmet Davitogllut, të titulluar “Qytetet dhe qytetërimet”, të botuar në gjuhën shqipe nga shtëpia botuese Logos A. Në henjë afërsie, Profesori Bardhi iu drejtua ish kryeministrit turk si vëlla, duke e falënderuar atë për prezencën e tij. Fjalimin e tij, profesori Bardhi e nisi me “Bismil-lah”, duke theksuar se esenca e qytetërimeve, duhet të jetë njeriu. Nga ana tjetër, profesori Davutogllu tha se është një ndjenjë e veçantë që është në Shkup, duke e cilësuar këtë qytet si vendlindje të tij.…

Lexo më Shumë

Prokuroria Themelore Publike – Shkup pas hetimit të përfunduar dorëzoi aktakuzë kundër personit L.S., i cili më 1 qershor të këtij viti gjuajti drejt ish-ministrit të Shëndetësisë, Nikolla Todorov. Nga Prokuroria Themelore Publike njoftuan se personi ngarkohet për dy vepra penale – Vrasje nga neni 123 lidhur me nenin 19 dhe Përpunim të palejueshëm, mbajtje dhe tregtim me armë ose materie spërkatëse nga neni 396 nga Kodi Penal. “Së bashku aktakuzën, prokurori publik kompetent deri te gjykata dorëzoi edhe Propozim për vazhdim të masës – paraburgim për shkak të ekzisitmit të rrezikut nga ikja e të akuzuarit dhe rrezik për…

Lexo më Shumë

Deponitë ilegale, kanali, mungesa e ujit për pije dhe rrjetit të kanalizimit, ishin temat qendrore në emisionin e mbrëmshëm debativ “Studio e hapur” ku morën kandidatët për kryetarë në Komunën e Haraçinës nga Lëvizja BESA, LSDM dhe Aleanca për Shqiptarët. Kandidatët lëshuan akuza të rënda për udhëheqësinë e deritanishme të komunës, ndërsa u zotuan se në platformën e tyre kanë zgjidhje për shumë problem që e tangojnë këtë komunë. ALI ISMAILI, LËVIZJA BESA “Përparësi e jona është së pari furnizimi me ujë të pijshëm për të gjithë qytetarët. Momentalisht rrjetin për furnizim me ujë e shfrytëzojnë vetëm 30 për qind…

Lexo më Shumë

Anëtari i Presidencës së Bosnje e Hercegovinës, Bakir Izetbegoviç, me rastin e ndarjes së “Çmimit të paqes Kadesh”, presidentit të parë të BeH-së, Alija Izetbegoviç, në një deklaratë të shkruar ka thënë se BeH do të jetë aleate e Turqisë në ruajtjen e paqes dhe stabilitetit në botë, raporton Anadolu Agency (AA). “Ndihem shumë i nderuar dhe i lumtur se në simpoziumin Ndërkombëtar të Paqes, Barazisë dhe Vëllazërisë KADESH, që mbahet nën kujdesin e Presidentit të Republikës së Turqisë, Recep Tayyip Erdoğan, ‘Çmimi i paqes Kadesh’, iu nda babait tim të ndjerë, Presidentit të parë të Republikës së Bosnjës dhe…

Lexo më Shumë

Ish kryeministri i Republikës së Turqisë, Ahmet Davutogllu, ditën e dytë të vizitës së tij e filloi me një vizitë në Organizatën Kulturore Humanitare “Merhamet” në Tetovë, ku u mirëprit nga aktivistë të kësaj shoqate. Pas takimit, mysafirit i është dhuruar një foto ku portretizohet Xhamia e Larme në Tetovë, ndërsa më pas, profesori Ahmet Davutogllu gjithashtu ka vizituar edhe Universitetin e Tetovës, ku u takua me udhëheqësit e këtij institucioni. Davutogllu mbajti edhe një ligjëratë para studentëve të Universitetit të Tetovës, ku tha se e ndjen veten si pjesë e stafit akademik të UT-së. Ish kryeministri Davutogllu, duke u…

Lexo më Shumë

Është dëgjuar më së fundi zëri i studentëvë, pas një proteste para oborrit të Shkollës fillore “Kongresi i Manastirit”, ku janë vendosur degët e disperzuara të Universitetit të Tetovës. Pas një peticioni, ku edhe janë mbledhur nënshkrimet e studentëve me kërkesën, për të mbetur këto degë, në Shkup. Ata kanë protestuar vendimin e UT-së, për t’i zhvendosur studentët e Shkupit, për në selinë amë, në Tetovë, raporton Almakos. Edhepse shumë nga degët e disperzuara nëpër qytete e vendit u shuan, kësaj rradhe ishin studentët, të cilët parandaluan largimin e fakulteteve në kryeqytet. Kryetari i Unionit të Studentëve shqiptar, Egzon Shabani,…

Lexo më Shumë

Agjencia për Komunikime Elektronike (AKE) i ka ndarë donacion klubit të notit “Beta”, por opinioni nuk ka informata se për çfarë shume bëhet fjalë, as, për çka saktë donohen mjetet, tregon raporti për efikasitetin, efektivitetin, transparencën dhe përgjegjësinë e mediave rregullatore për tremujorin e dytë të këtij viti, i përgatitur nga Qendra për strategji evropiane “Eurotink”, OJQ Info Qendra, Transparencë Maqedoni dhe Komiteti i Helsinkit për të drejtat e njeriut, njohton Almakos. “Shkalla e donacioneve e AKE-së është zvogëluar nga të parashikuarat 75 milionë denarë në 4.615.000 denarë. Rritje më të madh për mbi 91 milionë denarë ka për ndërtimin…

Lexo më Shumë

Të rinjtë e 25 partive politike nënshkruan Deklaratë për zgjedhje të lira dhe korrekte më 15 tetor. Nga “Instituti Ohrid”, drejtorja Biljana Janeva thotë se puna me politikanët e rinj është tepër inspiruese dhe inkurajuese, dhe se shpejtë do ta trasojnë Maqedoninë drejt një shteti të fuqishëm. BILJANA JANEVA, DREJTORE E “INSTITUTIT OHRID” “Energjia, kualiteti dhe kapacitetet me të cilat ata disponojnë sjellin freski, premtim për ardhmëri më të mirë dhe sjellin bindje se kemi të ri të cilët nesër do të jenë sjellës të vendimeve dhe do ta trasojnë Maqedoninë në rrugën që të bëhet shtet i fuqishëm i…

Lexo më Shumë

Kandidati për kryetar i komunës së Çairit nga radhët e BDI-së, Visar Ganiu ka prezantuar dy projekte lidhur me zhvillimin e kësaj komune, themelimin e një ndërmarrje publike komunale për pastrimin dhe mirëmbajtjen e komunës si dhe planin e dy për rishikimin e planeve urbanistike, Ganiu tha se nëse fiton zgjedhjet do të rishikoj të gjitha ndërtimet e ngritura pa leje me qëllim përmirësimin e infrastrukturës komunale. [embedded content]

Lexo më Shumë