28 September Mbrojtja e kryetarit të Pustecit, Edmond Themellko ka ankimuar vendimin për paraburgim. Avokati i tij Donço Nakov nuk pranoi as sot të prononcohet para kamerave, por shkurt tha se ankesa është bazuar në flet arrestin ndërkombëtar i cili sipas tij është në kundërshtim më Kodin Penal. Sipas Nakov, klienti i tij i cili ndodhet në paraburgim 30 ditor si i dyshuar në lëndën “Titanik”, ka pasur dokumente udhëtimi të Shqipërisë të cilat i kanë mundësuar lëvizjen e tij nga Maqedonia në Shqipëri dhe anasjelltas. Procedurat gjyqësore të gjitha janë respektuar. Themellko është paraqitur çdo të mërkurë para organeve…
Author: almakos
Një nxënës i klasës së tetë (12-vjeçar) mëngjesin e sotëm gjatë një zënke familjare e ka goditur me thikë babain dhe vëllain e tij. Nga MPB kumtuan se mëngjesin e sotëm rreth orës dy në Shkup një minoren i moshës 12 vjeçare gjatë një zënke familjare, e ka goditur me thikë babain e tij D.S. (37) dhe i ka shkaktuar prerje në pjesën e përparme të parakrahut të majtë, ndërsa vëllain e tij të moshës 15 vjeçare e ka lënduar në pjesën e këllkut. Që të dy me automjet të Ndihmës së shpejtë janë dërguar në Qendrën urgjente – Shkup,…
28 September Personat me aftësi të kufizuara kërkojnë pjesëmarrje aktive në jetën politike. Për këtë çështje u diskutua sot në Kuvend në punëtorinë me temë “Pjesëmarrje politike e personave me pengesa”. Kru i Kuvendit Talat Xhaferi kujtoi se Kuvendi ka miratuar deklaratë për mbrojtjen e personave me nevoja të kufizuara ndërsa 3 javë më parë është formuar edhe grup parlamentar interpartiak për të drejtat e personave me pengesa. “Ky grup I qytetarëve kanë të drejtën,përskaj të drejtës për të votuar dhe për të zgjedh,të kenë mundësin e angazhimit politik pa marrë parasysh perceptimeve tona shoqërore për pengesat që hasin ky…
https://www.youtube.com/watch?v=H75lRt77RdY&feature=youtu.be
28 September Gjykata Penale ka refuzuar tia kthej pasaportën ish drejtorit të policisë sekrete Sasho Mijallkov. Ai përmes avokatit të tij, Lupço Shvërgovski ka kërkuar që ti hiqen masat e kudesit dhe ti kthehet pasaporta. Si rast mbrojtja e Mijallkovit ka apostrofuar rastin e Zoran Zaevit, të cilit I është marr e më pas kthyer pasaporta. Mijallkov nuk guxon ta lëshoj shtetin dhe njëherë në javë duhet të paraitet në gjykatë.
Bankat në kuartalin e parë të këtij viti kanë vërejtur aktivitet më të vogël për 1,6 për qind nën ndikimin e faktorëve të zakonshëm sezonal, aktivitet të ngadalësuar ekonomik, si dhe për shkak të rreziqeve prej ngjarjeve politike vendore të cilat ishin të pranishme. Këtë e konstatoi Këshilli i Bankës Popullore të Republikës së Maqedonisë në seancën e sotme në të cilën u shqyrtua dhe miratua Raporti për rreziqet në sistemin bankar në kuartalin e parë të vitit 2017. Në këtë periudhë, siç kumtojnë nga BPRM, potenciali depozitar i bankave është zvogëluar para së gjithash nën ndikimin e zvogëlimit të…
Deklarata kundër dhunës verbale dhe fizike mbi mjekët, stomatologët, farmaceutikët, infermieret, teknikët, obstetrikët dhe punonjës tjerë shëndetësorë sot nënshkruan ministri i Shëndetësisë, Arben Taravari, kryetarja e Odës mjekësore të Maqedonisë, Kalina Grivcave Stardelova, kryetarit të Odës stomatologjike Vllado Popovski, përfaqësuesi i Odës farmaceutike Eroll Ali, si dhe kryetarja e Shoqatës së infermiereve, teknikëve dhe obstetrikës së Maqedonisë, Vellka Llukic. Në tekstin e Deklaratës thuhet se vetëm një mjedis i sigurt, në të cilën shtohen shërbimet shëndetësore garanton, mbrojtje shëndetësore profesionale dhe cilësore për pacientët dhe se punonjësit shëndetësorë si dhe të gjithë tjerët kanë të drejtë në mjedis të sigurt…
28 September VMRO DPMNE-ja fushatën elektorate e ka vazhduar në Kavadar ku ka prezantuar kandidaten për kryetar komune si dhe programin zgjedhor të partisë për zhvillimin e kësaj komuna të Maqedonisë qendrore. Kreu i kësaj partie, Nikolla Gruevskit tha se Kavadar janë realizuar shumë projekte ndërsa premtoi përmbylljen dhe të projekteve tjera infrastrukturore. Sa I përket nivelit qëndror, Gruevski tha se qeveria nuk ka përmbushur asnjë nga premtimet kryesore e që sipas tij kanë të bëjnë me rritjen e pagave dhe pensioneve. Premtuan se të gjithë të punësuarit do të kenë pagë mesatare prej 500 euro, por jo vetëm se…
28 September Lidhja social-demokrate fushatën zgjedhore e ka vazhduar në komunat e Shkupit në Aerodrom dhe Ksilleva Vodë ku ka prezantuar kandidatët e mundshëm për pushtetin lokal si dhe kandidatin e saj për qytetin e Shkupit. Lideri i partisë, Zoran Zaev tha se më 15 tetor jetë do të ketë edhe në pushtetin lokal. Ajo që nisi më 11 dhjetor do të përfundoj me fitoren në zgjedhjet lokale. Zaev tha se zgjedhjet do të jetë lira, qytetarët do të votojnë lirshëm pa dhunë dhe presione. Kandidati i kësaj partie për qytetin e Shkupit, Petre Shilegov tha se programi tij para…
Presidenti Gjorge Ivanov me rastin e 28 Shtatorit, Ditës Ndërkombëtare të Boshnjakëve sot dërgoi urime deri te pjesëtarët e komunitetit boshnjak në Republikën e Maqedonisë. “Në emrin tim dhe në emër të të gjithë qytetarëve të Republikës së Maqedonisë, do të doja t’ua uroj 28 Shtatorin, Ditën Ndërkombëtare të Boshnjakëve dhe t’u dëshiroj shëndet të mirë, sukses dhe mirëqenie”, shkruan mes të tjerash Ivanov në urim. Me gjithë diferencat e saj kulturore, gjuhësore dhe fetare, siç theksohen presidenti, komuniteti boshnjak e pasuron shoqërinë multietnike të Maqedonisë.
28 September Lëvizja BESA aktivitetet parazgjedhore mbrëmë i ka vazhduar në Tetovë ku kandidati për kryetar i kësaj partie Bilall Kasami ka prezantuar projekte për investime para banorëve të lagjes Drenoc të Tetovës. Kasami prezantoi projektin për ndërtimin e një parku për fëmijët që sipas tij nuk ishte realizuar nga ish funksionarët e pushtetit lokal. Ai ka premtuar se me marrjen e pushtetit, jo vetëm ky projekt por edhe shumë të tjetër do të realizohen me qëllim përmirësimin e kushteve për jetë të kësaj lagje dhe më gjerë. Jemi sot këtu për të shpalosur programin e lëvizjes BESA për Tetovën,…
Shefi i Shtabit të Bashkimit Demokratik për Integrim në Gazi Babë, Ali Sadiku sot në një konferencë shtypi në selinë e partisë në Shkup, njoftoi se BDI në këto zgjedhje në Komunën e Gazi Babës garon me listë të përbashkët me partitë e tjera shqiptare për këshilltarë në këtë komunë. “Iniciativa për Lista të përbashkëta është e kamotshme dhe e iniciuar asokohe nga kryetari i partisë Ali Ahmeti ne vitin 2009 nëpër komuna ku qytetarët shqiptarë nuk janë shumice, si për shembull në Ohër, Manastir, Prespë, Veles dhe të tjera. Kjo tentativë u përsërit edhe njëherë nga ana e kryetarit…

