28 September
Mbrojtja e kryetarit të Pustecit, Edmond Themellko ka ankimuar vendimin për paraburgim. Avokati i tij Donço Nakov nuk pranoi as sot të prononcohet para kamerave, por shkurt tha se ankesa është bazuar në flet arrestin ndërkombëtar i cili sipas tij është në kundërshtim më Kodin Penal. Sipas Nakov, klienti i tij i cili ndodhet në paraburgim 30 ditor si i dyshuar në lëndën “Titanik”, ka pasur dokumente udhëtimi të Shqipërisë të cilat i kanë mundësuar lëvizjen e tij nga Maqedonia në Shqipëri dhe anasjelltas.
Procedurat gjyqësore të gjitha janë respektuar. Themellko është paraqitur çdo të mërkurë para organeve në Maqedoni, respektivisht në Gjykatë në Prespë për të vërtetuar se nuk ndodhet në arrati. Se çfarë mban ankesa jonë, do të flasim pas vendimit të Apelit – tha Donço Nakov, avokat i Edmond Themelkos.
Kryeprokurorja Speciale Katica Janeva nuk deshi të komentojë ankesat e mbrojtjes.
Nuk kam komen për rastin në fjalë. Çdo gjë do të komentojmë dhe vërtetojmë para gjyqit – u shpreh Katica Janeva, Prokurore Speciale.
Specialja e ngarkon Themellkon për keqpërdorime në zgjedhjet e 2013-tës. Përveç Temelkos, në “Titanik” akuzohen edhe ish kryeministri, Nikolla Gruevski si dhe ministrat në qeverinë e tij, Gordana Jankullovska, Biljana Brishkovska-Boshkovska dhe Mile Janakieski. Në mesin e 20 të akuzuarve janë edhe Martin Protugjer dhe Kirill Bozhinovski. Përveç ish krerëve të VMRO DPMNE-së janë akuzuar edhe funksionarë të BDI-së, Ejup Alimi dhe Ismet Guri. Specialja kërkoi paraburgim për ta, por gjykata nuk pranoi.
Adrian Kerimi

