Gjykata informoi se vendimi gjyqësor për rasin e Lagjes së Trimave në Kumanovë do të merret më 17 tetor, dy ditë pas raundit të parë të zgjedhjeve lokale dhe në raundin e dytë. Gjatë seancës së sotshme, dëshmuan edhe disa për të akuzuarve të grupit për logjistikë ose ndihmë teknike dhe secili prej tyre në mënyrë të veçantë e dha mbrojtjen se përse nuk duhet që t’i lidhnin me asnjë element të ngjarjes. Besnik Bajrami, Ebib Aliji, Ibrahim Murtezi dhe Seabudin Abdullai, i kërkuan llogari prokurisë se në bazë të çfarë provave e kanë gjetur lidhshmërinë e tyre me grupin.…
Author: almakos
Ditën e dytë të vizitës së tij, ish kryeministri i Republikës së Turqisë, Ahmet Davutogllu, e filloi me një vizitë në Organizatën Kulturore Humanitare “Merhamet” në Tetovë. Ai u mirëprit nga aktivistë të kësaj shoqate, ndërsa vizita e Davutogllut shihet si një mbështetje për aktivitetet e organizatës humanitare “Merhamet”, raporton SHENJA. Mysafirit i është dhuruar një foto ku portretizohet Xhamia e Larme në Tetovë. Gjatë ditës së sotme, Davutogllu do të mbajë një ligjëratë nderi në Universitetin e Tetovës, ndërsa do të prezantojë edhe librin e tij, në një eveniment të organizuar nga Shtëpia Botuese Logos A.
Pa energji elektrike nesër do të mbesin disa pjesë të komunës Qendër, Aeroport, Butel, Petrovec dhe Karposh. Nga ora 08:00 deri në orën 15:00, pa energji elektrike do të mbesin shfrytëzuesit nga kafeneja “Kaj Zhabarot” deri te Ministria e Bujqësisë, rr. “Jordan Haxhi Konstantinov-Xhinot”, nga ora 08:00 deri në orën 10:00, shfrytëzuesit nga rrugët “Gjorgji Kapçev” – te kisha e re e vogël, nga ora 08:00 deri në orën 10:30 pa energji elektrike do të mbesin një pjesë e shfrytëzuesve nga fshati Kuçevishte-në fillim të kanalit, nga ora 08:30 deri në orën 15:00 shfrytëzuesit nga fshatrat Letevci, Katllanovë, tuneli Katllanovë,…
Në Gjykatën Themelore të Shkupit po vazhdon senaca gjyqësore që ka të bëjë me rastin “shuplakat e porositura”, ngjarje e ndodhur para Komunës Qendër. I akuzuari kryesorr, ish kryeministri NikollaGruevski u paraqit në gjykatë. Seanca e kaluara ishte anuluara sepse gjykatësja Tatjana Mihajllova njoftoi se lënda është në Gjykatën e Apelit, që kur Prokuroria Publike Speciale dorëzoi ankesë të gjobave nga 2 mijë euro për prokuroren Katica Janeva dhe Fatime Fetai për mosrespektimin e gjykatës dhe gjykatëses Mihajllova. Lënda përsëri ka përfënduar edhe në Gjykatën e Lartë. Në seancën e kaluar gjyqësore u paraqitën të gjithë të akuzuarit dhe të…
Ish kryeministri i Republikës së Turqisë, Ahmet Dautogllu sot në Universitetin e Tetovës para studentëve do të mbajë ligjëratë me temë: “Ardhmëria e (ç)rregullimit kombëtar dhe global: Populizmi përjashtues kundrejt qeverisjes globale gjithëpërfshirëse”. Dautogllu i cili është edhe Doctor Honoris Causa i Universitetit të Tetovës, siç njofton Zyra për Informim e USHT-së, do të realizojë takim pune edhe me drejtuesit e Universitetit. Vizita e Dautogllu në UT, shtohet në kumtesë, rikonfirmon edhe njëherë bashkëpunimin e shkëlqyer që UT e ka me universitete të njohura ndërkombëtare, veçanërisht me universitete prestigjioze nga Turqia.
Tetëmbëdhjetë shfaqje janë në programin e festivalit të 42-të Teatri i Ri i Hapur (TRH) i cili do të mbahet prej sot deri më 4 tetor. Sipas programit të paralajmëruar, në festival do të shfaqen shfaqjet nga teatrot vendore dhe nga teatrot nga Lubjana, Rjeka, Zenica, Zagrebi, Krakovi, si dhe nga Spanja dhe Holanda. Shfaqjet do të shfaqen prej orës 18, 20 dhe 22, në skenën e Qendrës Kulturore të Maqedonisë, si dhe në Teatrin Popullor të Maqedonisë, Teatrin e Komedisë, Kinemanë Kultura, Operën dhe Baletin e Maqedonisë, Qendrën Teatrore për Fëmijë dhe Stacioni i Vogël. Biletat janë në shitje…
28 September Gjatë seancës së sotme për rastin e Kumanovës, kanë mbaruar fjalët përfundimtare të grupit të logjistikës dhe vendimi përfundimtarë pritet te merret më 17 tetor. Gjatë seancës pala mbrojtëse edhe njëherë ka theksuar se aktakuzat janë të pa baza dhe se klientet e tyre janë të pafajshëm. Seancën e kan bojkotuar Valdet Zekaj dhe Shefqet Hallaqi, ky i fundit në dalje nga salla kërkoi nga gjykatësja që mos të dënoj grupin e logjistikës pasi sipas tij ata janë të pafajshëm.
Pas plagosjes me armë zjarri, bartësi i listës së këshilltarëve të pavarur në Kërçovë, Alit Abazi, është në gjendje stabile. Pas operimit, gjendja e tij është duke u stabilizuar. Policia ka njoftuar se gjatë ditës do të japë më shumë detaje për incidentin e mbrëmshëm, ku përveç Abazit, u lënduan edhe shefi i kabinetit të tij Destan Abdiu dhe Shaban Dalipi, të cilët gjithashtu janë në spital. Nuk ka shumë detaje për sulmuesin, i cili deri tash është identifikuar me inicialet A.A, 58-vjaçar nga Kërçova.
Dy persona janë lënduar më rëndë në dy nga gjithsej gjashtë aksidente të regjistruara gjatë ditës së djeshme në rajonin e SPB Shkup. Në njërin aksident lëndime më të lehta kanë marrë dy persona, ndërsa në tre është shkaktuar dëm material. Gjatë ditës së djeshme policia rrugore ka zbuluar dhe sanksionuar një numër më të madh të shkeljeve, në mesin e së cilëve 21 shoferë të cilët nuk i kanë respektuar kufizimet e shpejtësisë së lëvizjes, si dhe 19 shoferë të cilët i kanë drejtuar automjetin pa patentë shoferë, gjegjësisht të paregjistruar. Janë hasur 38 automjete të cilat nuk janë…
Në organizim të Shoqatës së Studentëve të diplomuar nga Republika e Turqisë sot në Shkup do të mbahet panel diskutim me temë “Perceptimi i Republikës së Turqisë në Republikën e Maqedonisë”, në të cilin do të mbajë fjalim edhe ish kryeministri turk dhe deputet nga Konja, Ahmet Davutogllu. Siç paralajmëruan organizatorët, në panelin tema e të cilit e përpilon bashkëpunimin intensiv shumëdekadësh ndërmjet Turqisë dhe Maqedonisë do të flasin edhe Ilija Dimovski – koordinator i Grupit të parë të deputetëve të VMRO-DPMNE-së dhe Koalicionit “Për Maqedoni më të mirë”, Stevo Pendarovski – deputet dhe profesor ordinar në Universitetin Amerikan Kolexh-Shkup,…
Në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë sot do të mbahet punëtori për pjesëmarrje politike të personave me aftësi të kufizuara. Punëtorinë do ta hapë kryetari i Kuvendit të Maqedonisë, Talat Xhaferi, ndërsa në hapjen solemne do të kenë fjalime edhe Gonzalo de Çezare, shef i Sektorit për dimension njerëzor pranë Misionit të OSBE-së dhe Frosina Tashevska-Remenski, kryesuese me Grupin interpartiak parlamentar për të drejtat e personave me handikap. Në punëtori do të prezantohen edhe konstatimet nga Analiza për pjesëmarrje politike të personave me aftësi të kufizuara.
Zëvendësministri i Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor, Jani Makraduli sot dhe nesër do të marrë pjesë në Konferencën e parë të shteteve anëtare të Konventës së Minamatës për merkurin që po mbahet në Gjenevë, Zvicër. Konferenca zgjat nga data 24 e deri më 29 shtator, ndërsa qëllimi është që të bashkohen liderët e të gjitha palëve të prekura të cilat do t’i prezantojnë pikëpamjet e tyre për aksionet që duhet të ndërmerren në luftën kundër ndotjes nga merkuri (Hg) në nivel global.

