Pas plagosjes me armë zjarri, bartësi i listës së këshilltarëve të pavarur në Kërçovë, Alit Abazi, është në gjendje stabile. Pas operimit, gjendja e tij është duke u stabilizuar.
Policia ka njoftuar se gjatë ditës do të japë më shumë detaje për incidentin e mbrëmshëm, ku përveç Abazit, u lënduan edhe shefi i kabinetit të tij Destan Abdiu dhe Shaban Dalipi, të cilët gjithashtu janë në spital.
Nuk ka shumë detaje për sulmuesin, i cili deri tash është identifikuar me inicialet A.A, 58-vjaçar nga Kërçova.

