Pa energji elektrike nesër do të mbesin disa pjesë të komunës Qendër, Aeroport, Butel, Petrovec dhe Karposh.
Nga ora 08:00 deri në orën 15:00, pa energji elektrike do të mbesin shfrytëzuesit nga kafeneja “Kaj Zhabarot” deri te Ministria e Bujqësisë, rr. “Jordan Haxhi Konstantinov-Xhinot”, nga ora 08:00 deri në orën 10:00, shfrytëzuesit nga rrugët “Gjorgji Kapçev” – te kisha e re e vogël, nga ora 08:00 deri në orën 10:30 pa energji elektrike do të mbesin një pjesë e shfrytëzuesve nga fshati Kuçevishte-në fillim të kanalit, nga ora 08:30 deri në orën 15:00 shfrytëzuesit nga fshatrat Letevci, Katllanovë, tuneli Katllanovë, fshati Breznicë, firmat Siti trejd, moteli “Mladinska naselba”, nga ora 09:00 deri në orën 11:00 shfrytëzuesit e rrugëve “Milan Markoviq” dhe “Bradforska” dhe nga ora 10:15 deri në orën 12:30 shfrytëzuesit nga rruga “Lisec” në Lisiçe të Epërme.

