Gjykata informoi se vendimi gjyqësor për rasin e Lagjes së Trimave në Kumanovë do të merret më 17 tetor, dy ditë pas raundit të parë të zgjedhjeve lokale dhe në raundin e dytë.
Gjatë seancës së sotshme, dëshmuan edhe disa për të akuzuarve të grupit për logjistikë ose ndihmë teknike dhe secili prej tyre në mënyrë të veçantë e dha mbrojtjen se përse nuk duhet që t’i lidhnin me asnjë element të ngjarjes.
Besnik Bajrami, Ebib Aliji, Ibrahim Murtezi dhe Seabudin Abdullai, i kërkuan llogari prokurisë se në bazë të çfarë provave e kanë gjetur lidhshmërinë e tyre me grupin. Të gjithë ata mohuan çfarëdo lidhjeje dhe madje nuk kanë pasur njohuri për ardhjen e grupit. /SHENJA/

