Presidenti Gjorge Ivanov me rastin e 28 Shtatorit, Ditës Ndërkombëtare të Boshnjakëve sot dërgoi urime deri te pjesëtarët e komunitetit boshnjak në Republikën e Maqedonisë. “Në emrin tim dhe në emër të të gjithë qytetarëve të Republikës së Maqedonisë, do të doja t’ua uroj 28 Shtatorin, Ditën Ndërkombëtare të Boshnjakëve dhe t’u dëshiroj shëndet të mirë, sukses dhe mirëqenie”, shkruan mes të tjerash Ivanov në urim. Me gjithë diferencat e saj kulturore, gjuhësore dhe fetare, siç theksohen presidenti, komuniteti boshnjak e pasuron shoqërinë multietnike të Maqedonisë.
Author: almakos
28 September Lëvizja BESA aktivitetet parazgjedhore mbrëmë i ka vazhduar në Tetovë ku kandidati për kryetar i kësaj partie Bilall Kasami ka prezantuar projekte për investime para banorëve të lagjes Drenoc të Tetovës. Kasami prezantoi projektin për ndërtimin e një parku për fëmijët që sipas tij nuk ishte realizuar nga ish funksionarët e pushtetit lokal. Ai ka premtuar se me marrjen e pushtetit, jo vetëm ky projekt por edhe shumë të tjetër do të realizohen me qëllim përmirësimin e kushteve për jetë të kësaj lagje dhe më gjerë. Jemi sot këtu për të shpalosur programin e lëvizjes BESA për Tetovën,…
Shefi i Shtabit të Bashkimit Demokratik për Integrim në Gazi Babë, Ali Sadiku sot në një konferencë shtypi në selinë e partisë në Shkup, njoftoi se BDI në këto zgjedhje në Komunën e Gazi Babës garon me listë të përbashkët me partitë e tjera shqiptare për këshilltarë në këtë komunë. “Iniciativa për Lista të përbashkëta është e kamotshme dhe e iniciuar asokohe nga kryetari i partisë Ali Ahmeti ne vitin 2009 nëpër komuna ku qytetarët shqiptarë nuk janë shumice, si për shembull në Ohër, Manastir, Prespë, Veles dhe të tjera. Kjo tentativë u përsërit edhe njëherë nga ana e kryetarit…
Këshilli penal i sektorit për krim të organizuar dhe korrupsion pranë Gjykatës Themelore Shkup 1, e refuzoi si të pabazë kërkesën e pezullimin e masave parandaluese të ish drejtorit të DSK-së Sasho Mijallokov, i cili është i akuzuar nga PSP në rastet “Target” dhe “Fortesa”. “Këshilli penal i sektorit për krim të organizuar dhe korrupsion pranë Gjykatës Themelore Shkup 1, duke vepruar rreth propozimit të të akuzuarit S.M. të parashtruar përmes mbrojtësve të rij për pezullimin e masave parandaluese, në seancë jopublike, mori vendim me të cilin kërkesa refuzohet si e pabazë”, kumtoi Gjykata Penale e Shkupit. Prej atje theksojnë…
Për shkak të mungesës së dy prej 13-të të akuzuarve në rastin “Dhunë dhe shuplaka në komunën Qendër”, seanca e sotme gjyqësore është shtyrë për më 20 nëntor. Prokurorja e PSP-së Fatime Fetai për shkak të mungesës së paarsyeshme të njërit prej të akuzuarve kërkoi që ai në seancën e ardhshme të shoqërohet nga policia. Në Gjykatën penale të Shkupit sot ishin të pranishëm lideri i VMRO-DPMNE-së Nikolla Gruevski, i cili është i akuzuari i parë, ish-ministri i Transportit dhe Lidhjeve Mile Janakievski dhe deputetja e VMRO-DPMNE-së Daniella Rangelova. Gjykatësja Tatjana Mihajlova në seancën gjyqësore, prokurores Fetai i dha parashtresa…
Më 17 tetor do të kumtohet aktgjykimi për ngjarjet në Lagjen e Trimave në Kumanovë në maj të vitit 2015. Në seancën e sotme të fundit të akuzuarit dhe avokatët e tyre i dhanë fjalët përmbyllëse. Gjykata Penale e Shkupit duhet të vendosë për lartësinë e dënimit për 37-të të akuzuarit për terrorizëm dhe për organizim terrorist. Prokuroria kërkoi burg të përjetshëm për të gjithë 37 të akuzuarit për terrorizëm dhe organizim terrorist. Avokatët e të akuzuarve, nga ana tjetër, kërkojnë aktgjykime për lirim, pasi që sipas tyre ka mungesë të dëshmive për veprën e kryer penale. Më 9 dhe…
Pas ligjëratës së mbajtur në Universitetin e Tetovës, ish kryeministri i Turqisë, Ahmet Davutogllu, u pyet për përkrahjen e shtetit turk ndaj shqiptarëve dhe marrëdhëniet shqiptaro-turke. Davutogllu tha se kur flitet për marrëdhëniet shqiptaro-turke, njerëzit mendojnë se bëhet fjalë për dy palë. “Nuk është ashtu! Shqiptarët dhe turqit janë një. Nuk mund të ketë dy palë mes vëllezërve”, theksoi Davutogllu. Ai gjithashtu tha se shqiptarët nuk janë të vetëm, dhe se gjithmonë duhet ta dijnë se ka 80 milionë shqiptarë që jetojnë në Turqi. “Shqiptarët jetojnë në gjashtë shtete. Kjo nuk është plotësisht e saktë. Llogariteni sikur në Turqi jetojnë 80 milionë…
Kandidati i Lëvizjes BESA për Komunën e Çairit, Zeqirija Ibrahimi, ka mbajtur sot takim me qytetarët në hapësirën pranë objektit të Teatrit Shqiptar në Shkup. Gjatë konferencës për gazetarë, Ibrahimi ka komentuar reagimin e Komunës së Çairit, pas fillimit të fushatës së takimeve me qytetarët. “Do të më lejoni ta falënderoj pushtetin komunal të Komunës së Çairit, sepse sapo ne e përfunduam konferencën e djeshme, ata na e shtuan edhe një argument se ne kemi të drejtë. Ata, meqë e shohin Komunën si organ të Partisë që e ka pushtetin komunal, edhe reagimet partiake i bëjnë në emër të institucionit të…
28 September Është shtyrë përsëri seanca për rastin shuplakat, shkak këtë herë ka qenë mos paraqitja e një prej të akuzuarve në gjykatë. Prokurorja speciale publike, Fatime Fetai kërkoi që të mos përsëritet më e njëjta situatë në seancën e ardhshme dhe për këtë arsye ka kërkuar që i akuzuari, Dimçe Kërstev, të sillet me forcë nga ana e policisë. Gjithashtu prokurorja Fetai akuzoi edhe gjykatësin për stërzgjatje të panevojshme të këtij gjykimi. Seanca e ardhshme është caktuar për më 20 nëntor.
Ish-kryeministri i Republikës së Turqisë, Ahmet Davutogllu, po e viziton Universitetin e Tetovës, ku u takua me zëvendës-dekanin Arben Çeliku. Në fillim të ligjëratës së tij para studentëve të Universitetit të Tetovës, Davutogllu tha se kur viziton Tetovën, nuk e ndjen veten si i huaj. Davutogllu, i cili është edhe doktor “Honoris Cauza” në Universitetin e Tetovës, theksoi se e ndjen veten si pjesë e stafit akademik të UT-së. Përfaqësues të Universitetit të Tetovës thanë se kanë nderin që të kenë në prani profesorin Davutogllu, gjithashtu duke theksuar se ai në UT nuk është mysafir, por është në shtëpinë e tij.…
Për shkak të mungesës së dy të akuzuarve në rastin “shuplakat e porositura në Komunën Qendër, sërish u shty seanca. Seanca e radhës është caktuar për më 20 nëntor. Prokurorja e Speciales, Fatime Fetai kërkoi që të arrestohet dhe të sillet në gjykatë i akuzuarai Dimçe Kërstev i cili nuk e ka justifikuar mos pjesëmarrjen në seancën gjyqësore. Përveç Kërstevit në seancë nuk u paraqit as i akuzuari tjetër Milan Andonovski. Më pas pati një përplasje mes prokurores Fatime Fetai dhe gjykatëses Tatjana Mihajllova, ku Fetai i tha Mihajllovës: “shpresoj se do të përmirësoheni”. Gjykata Penale vendosi që të mos…
Djali i ish-shefit të DSK-së, Sasho Mijallkov, Jordan Mijallkov, nuk u paraqit në stacionin policor Kisella Vodë, për ngjarjet që lidhen me sulmin e përgjakshëm në Kuvend më 27 prill. Televizioni 24, mëson se Mijallkov ndodhet në udhëtim, ndërsa ftesa nuk i është dërguar në mënyrë të rregullt. Mijallkov u vërejt në fotografitë si së bashku më turmën ka hyrë në Kuvend. Ndërkohë, ftesës së Prokurorisë për këtë çështje i janë përgjigjur ish-mbrojtësi i Sasho Mijallkovit, Allen Zekirov dhe i afërmi i tij Bllazho Petrevski. /SHENJA/

