Djali i ish-shefit të DSK-së, Sasho Mijallkov, Jordan Mijallkov, nuk u paraqit në stacionin policor Kisella Vodë, për ngjarjet që lidhen me sulmin e përgjakshëm në Kuvend më 27 prill. Televizioni 24, mëson se Mijallkov ndodhet në udhëtim, ndërsa ftesa nuk i është dërguar në mënyrë të rregullt.
Mijallkov u vërejt në fotografitë si së bashku më turmën ka hyrë në Kuvend. Ndërkohë, ftesës së Prokurorisë për këtë çështje i janë përgjigjur ish-mbrojtësi i Sasho Mijallkovit, Allen Zekirov dhe i afërmi i tij Bllazho Petrevski. /SHENJA/

