Të rinjtë e 25 partive politike nënshkruan Deklaratë për zgjedhje të lira dhe korrekte më 15 tetor. Nga “Instituti Ohrid”, drejtorja Biljana Janeva thotë se puna me politikanët e rinj është tepër inspiruese dhe inkurajuese, dhe se shpejtë do ta trasojnë Maqedoninë drejt një shteti të fuqishëm. BILJANA JANEVA, DREJTORE E “INSTITUTIT OHRID” “Energjia, kualiteti dhe kapacitetet me të cilat ata disponojnë sjellin freski, premtim për ardhmëri më të mirë dhe sjellin bindje se kemi të ri të cilët nesër do të jenë sjellës të vendimeve dhe do ta trasojnë Maqedoninë në rrugën që të bëhet shtet i fuqishëm i…
Author: almakos
Kandidati për kryetar i komunës së Çairit nga radhët e BDI-së, Visar Ganiu ka prezantuar dy projekte lidhur me zhvillimin e kësaj komune, themelimin e një ndërmarrje publike komunale për pastrimin dhe mirëmbajtjen e komunës si dhe planin e dy për rishikimin e planeve urbanistike, Ganiu tha se nëse fiton zgjedhjet do të rishikoj të gjitha ndërtimet e ngritura pa leje me qëllim përmirësimin e infrastrukturës komunale. [embedded content]
Këshilli për përcaktimin e përgjegjësisë tek gjykatësit, ka ngritur padi penale në Prokurorinë themelore, ndaj Kryetarit të Gjykatës Supreme, Jovo Vangellovski. Denoncimi është shkaku i një vendimi Vangellovskit, që mos ti lejojë Këshillit të kryejë kontroll në rastet “Target” dhe “Fortesa”, që janë aktakuza për përgjimin e paligjshëm. Pikërisht në këtë rast, dy nga të akuzuarit janë në arrati, Goran Grujevski dhe Nikolla Boshkovski.
Sonte në emisionin “Rruga drejt” do të kemi përballjen politike mes kandidatëve për kreun e Dibrës. Për numrin 1 të Dibrës garojnë: Ruzhdi Lata, kandidat i BDI-së Xhemail Çupi, kandidat i Lëvizjes BESA Arben Agolli, kandidat i Aleancës për Shqiptarët Rruga drejt… Debat për Dibrën 20:45 Posted by Alsat-M.TV on jueves, 28 de septiembre de 2017
“Në punën tonë nuk ekzison krim, punojmë sipas ligjit” ishin fjalët e kryetarit të Manastirit Vlladimir Taleski, pas daljes nga gjykimi i anuluar për rastin “Transportuesi”. Talevski u tha gazetarëve se gjykimi është anuluar shkaku i mungesës së njërit prej të akuzuarve i cili ka patur aksident të vogël rrugor gjatë ardhjes në Shkup. Taleski insiston në pastërtinë e tij dhe të komunës gjatë procesit të shpalljes së tenderëve për transportimin e nxënësve dhe mohon vlerësimet e PSP-së se Manastiri ka patur transport më të shtrenjtë madje edhe se Tokio. Talevski iu iku pyetjeve të gazetarëve lidhur me zgjerimin e…
Lidhja e përkthyesve letrarë e Maqedonisë sot në Shoqatën e shkrimtarëve të Maqedonisë ka ndarë nëntë çmime për përkthime letrare për vitin 2017. Fitues të dy çmimeve për vepër jetësore, të cilat u ndahen përkthyesve të afirmuar, këtë vit janë Violeta Jagev – përkthye nga gjuha spanjolle (çmimi “Kiril Pejçinoviq) dhe Naum Kitanovski, pëkthyes nga gjuha italiane (Karta “30 Shtatori”). Shtatë çmimet e tjera janë për përkthime të veprave në vitin kalendarik, respektivisht nga shtatori i vitit të kaluar deri në shtator të këtij viti, të cilat i nominojnë vetë shtëpitë botuese. Maja Jovanovska e fitoi çmimin “Bozhidar Nastev”, i…
Këshilli i Prokurorëve e shqyrtoi dhe miratoi raportin e katër gjashtëmujor për punën e Prokurorisë Speciale dhe e inkurajoi këtë institucion që të vazhdojë punën. Kole Shteriev i bëri apel PSP-së që të vazhdojë të shpalosë prova dhe fakte të reja për lëndët që janë para përmbylljes nëse vërtetë ka material për vepra penale të pazbuluara. Shteriov nuk kishte përgjigje konkrete nëse PSP-ja duhet të bëhet pjesë e Prokurorisë Themelore. KOLE SHTERIEV, KRYETAR I KËSHILLIT TË PROKURORËVE “Prokurorja Katica tregoi gatishmëri për të vazhduar punën, pasi më keq është të punojë sesa të mos punojë në këtë drejtim. Nuk mund…
Kandidati i pavarur për këshilltar në komunën e Kërcovës Alit Abazi i plagosur mbëmë në Kërçovë është në gjendje të rëndë shëndetësore dhe në rrezik për jetën. Tek i njëjti janë konstatuar lëndime serioze në pjesën e stomakut. Ndërsa dy të lënduarit tjerë janë në gjendje stabile dhe jashtë rrezikut për jetë. “Janë gjetur lëndime serioze të organeve të abdomenit si dhe lëndim serioz të boshtit kurizor dhe palcës kurrizore. 2:00 Pacienti për momentin gjendjen në qendrën e trajtimit intensiv dhe është në përcjellje të respiratorit, frymëmarrja e tij po kontrollohet nga respiratori dhe është në monitorim intensiv. Pacienti është…
Me stërvitje demonstruese “Kordon dhe hetim” pjesëtarët nga armatat e vendeve pjesëmarrëse të stërvitjes ushtarake “Reagim i bashkuar-17” sot i realizuan aktivitetet përfundimtare. Siç informuan nga ARM-ja, njësitet e policisë ushtarake nga Armata e Republikës së Maqedonisë, armatat e Shqipërisë, Bosnjë e Hercegovinës, Malit të Zi dhe nga gardat kombëtare të shteteve federale të SHBA-së, Vermont dhe Minesota, para një numri të madh të vizitorëve e realizuan stërvitjen demonstruese në të cilën e demonstruan interoperabilitetin e ndërsjellë në procedurat në pajtueshmëri me standardet e NATO-s. Në poligonin në Krivollak krahas komandantit të Komandës së bashkuar operative (KBO), gjenerali i brigadës…
28 September Këshilli i Prokurorëve Publik miratoi Raportin e katërt gjashtëmujor të punës së Prokurorisë Speciale Publike. Specialja ka pranuar disa vërejtje në lidhje me raportin, por të njëjtat nuk i bëri të ditura as prokurorja speciale Katica Janeva dhe as kryetari i Këshillit të Prokurorëve Kolo Shterijov. Dy organet kanë zgjidhur çështjen e procedurave para hetimore, numri i të cilave arrin në 90 edhe pas skadimit të mandatit të Speciales për të ngritur aktakuza të reja. Pavarësisht rrethanave, ekipi i Katica Janevas do të vazhdoj të hap hetime të reja. Ne edhe më tej punojmë për procedura para hetimore…
28 September Kreu i Bashkimit Demokratik për Integrim Ali Ahmeti ka pritur sot në zyrat e partisë së tij në Reçicë të Vogël, ambasadorin e posa emëruar të Gjermanisë në vendin tonë, Tomas Gerberich, me të cilin bashkë u akorduan se Gjermania ndaj Maqedonisë vazhdon me politikat e njëjta përkrahëse në të gjitha drejtimet, me theks të veçantë në rrugën e Maqedonisë në euro-integrime, si dhe në reformat e brendshme të shtetit, pa lënë anash këtu, edhe krijimin e një fqinjësie të mirë, gjë kjo që është edhe vlerë e shteteve të Bashkësisë Evropiane, tha kreu i BDI-së Ali Ahmeti,…
Seanca gjyqësore për rastin e PSP-së “Transportuesi”, në të cilën i akuzuari i parë është kryetari i Komunës së Manastirit, Vlladimir Taleski, është shtyrë për 6 nëntor pasi avokatët e tij dorëzuan dëshmi të reja, të cilat akoma nuk janë bashkuar me lëndën. Taleski nuk dëshiroi të komentojë dëshmitë e reja dhe vetëm deklaroi se akuza është politike. “Strumica dhe Kumanova kanë transport më të shtrenjtë të nxënësve se Manastiri. Kjo akuzë kundër meje është politike”, tha Taleski. PSP në fund të muajit prill ngriti akuza për këtë rast, por për shkak të faktit se disa nga të akuzuarit kanë…

