“Në punën tonë nuk ekzison krim, punojmë sipas ligjit” ishin fjalët e kryetarit të Manastirit Vlladimir Taleski, pas daljes nga gjykimi i anuluar për rastin “Transportuesi”. Talevski u tha gazetarëve se gjykimi është anuluar shkaku i mungesës së njërit prej të akuzuarve i cili ka patur aksident të vogël rrugor gjatë ardhjes në Shkup. Taleski insiston në pastërtinë e tij dhe të komunës gjatë procesit të shpalljes së tenderëve për transportimin e nxënësve dhe mohon vlerësimet e PSP-së se Manastiri ka patur transport më të shtrenjtë madje edhe se Tokio.
Talevski iu iku pyetjeve të gazetarëve lidhur me zgjerimin e hetimit në Prokurorinë Themelore të Manastirit e cila paralel me PSP-në ka filluar hetim për keqpërdorimin e mjeteve për transportim të nxënësve.
“Në punën tonë nuk ekzison krim, punojmë sipas ligjit. Nëse kemi gabuar ne, atëherë kanë gabuar gjithë komunat e Maqedonisë. Sa i përket Tokios, mund të kontrolloni. Gjatë viteve të fundit Manastiri e ka transportin më të lirë edhe nga Strumica edhe nga Kumanova. Mund tua tregoj edhe në përqindje nëse doni. Njëra është 34% komunë më e shtrenjtë e tjetra është 130% më e shtrenjtë”, ka thënë Vlladimir Talevski, kryetar i Manastirit.

