28 September
Kreu i Bashkimit Demokratik për Integrim Ali Ahmeti ka pritur sot në zyrat e partisë së tij në Reçicë të Vogël, ambasadorin e posa emëruar të Gjermanisë në vendin tonë, Tomas Gerberich, me të cilin bashkë u akorduan se Gjermania ndaj Maqedonisë vazhdon me politikat e njëjta përkrahëse në të gjitha drejtimet, me theks të veçantë në rrugën e Maqedonisë në euro-integrime, si dhe në reformat e brendshme të shtetit, pa lënë anash këtu, edhe krijimin e një fqinjësie të mirë, gjë kjo që është edhe vlerë e shteteve të Bashkësisë Evropiane, tha kreu i BDI-së Ali Ahmeti, pas takimit që zhvilloi me ambasadorin Tomas.
Ambasadori i Gjermanisë më konfirmoi që, pavarësisht formatit të ri që do ndërtohet në Republikën e Gjermanisë, politika ndaj Republikës së Maqedonisë nuk do të ketë asnjë ndryshim. Gjermania mbetet një nga miqtë më të mirë të Maqedonisë dhe do kemi përkrahjen e plotë drejtë proceseve euro atlantike. Do kemi përkrahjen e plotë drejtë zhvillimeve politike të mëtejme në drejtim të inkurajimit të zgjidhjes së çështjes së emrit, në drejtim të ndërtimit të marrëdhënieve më të mira ndër fqinjësore – tha Ali Ahmeti. Kryetar i BDIsë.
Alsat-M

