Të rinjtë e 25 partive politike nënshkruan Deklaratë për zgjedhje të lira dhe korrekte më 15 tetor. Nga “Instituti Ohrid”, drejtorja Biljana Janeva thotë se puna me politikanët e rinj është tepër inspiruese dhe inkurajuese, dhe se shpejtë do ta trasojnë Maqedoninë drejt një shteti të fuqishëm.
BILJANA JANEVA, DREJTORE E “INSTITUTIT OHRID”
“Energjia, kualiteti dhe kapacitetet me të cilat ata disponojnë sjellin freski, premtim për ardhmëri më të mirë dhe sjellin bindje se kemi të ri të cilët nesër do të jenë sjellës të vendimeve dhe do ta trasojnë Maqedoninë në rrugën që të bëhet shtet i fuqishëm i cili do të qëndrojë në themelet e demokracisë, mirëkuptimit dhe dialogut politik”.
Nga “Instituti Ohrid” thonë se tani është fakt që për çdo vit e më tepër të rinjtë janë më te fuqishëm në sjelljen e vendimeve politike.
BILJANA JANEVA, DREJTORE E “INSTITUTIT OHRID”
“Politikanët e rinj, për çdo vit kanë rol më të madh dhe zë më të lartë në shoqërinë në Maqedoni dhe proceset politike. Si asnjëherë deri më tani, politikanë e rinj janë të përfaqësuar thuajse në të gjitha listat e këshilltarëve dhe atë në numër më të madh. Të rinjtë janë partner kyç të sjellësve të vendimeve dhe partnerë strategjik dhe do të vazhdojnë me forca të përbashkëta të krijojnë politika të rëndësisë së veçantë për të rinjtë”.
Me deklaratën e nënshkruar sot, të rinjtë e 25 partive politike u angazhuan për zbatimin e zgjedhjeve të lira dhe korrekte, organizim të fushatës dinjitoze dhe për uljen e urrejtjes në rrjetet sociale dhe në jetën e përditshme. Përfaqësuesit e të rinjve të partive politike shprehën kënaqësi që po rritet numri i të rinjve të cilët e nënshkruajnë Deklaratën dhe u angazhuan se do t’u përmbahen parimeve të dokumentit. /Mefail Ismaili

