Author: almakos

29 September Partitë, koalicionet dhe kandidatët e pavarur që marrin pjesë në zgjedhjet lokale më 15 tetor, sot në ditën e pestë të fushatës  do të mbajnë tubime dhe takime me qytetarët në disa qytete dhe vendbanime në Maqedoni. Bashkimi Demokratik për Integrim (BDI) do të ketë aktivitete parazgjedhore në Studeniçani. Shtabi Qendror Zgjedhor i BDI-së,  do të mbajë konferencë për shtyp në selinë e partisë. Kandidati i Lëvizjes Besa Zekqirja Ibraimi kandidat për Komunën e Çairit do të mbajë pres konferencë për media. Forumi Rinor i Lëvizjes BESA-Gostivar do të organizojë pres-konferencë për media për ecurinë e fushatës parazgjedhore.  Koalicioni…

Lexo më Shumë

Fillon zbatimi i programit “Punë e dobishme komunale”, i cili është pjesë e Planit operativ të rishikuar për programe aktive dhe masa për punësim dhe shërbime në tregun e punës për vitin 2017. Përfaqësuesit e 39 komunave sot në Shkup me rastin e fillimit të programit do të diskutojnë për drejtimet e reja operative për realizimin e projekteve dhe do të ndajnë përvoja. Në ngjarje është paraparë fjalimi i ministres për Punë dhe Politikë Sociale, Milla Carovska, drejtoreshës së Agjencisë për Punësim, Biljana Jovanovska dhe përfaqësueses së përhershme të UNDP-së, Luiza Vinton, paralajmëroi Ministria e Punës dhe Politikës Sociale.

Lexo më Shumë

Sot moti pritet të jetë kryesisht i vranët dhe i freskët, në perëndim dhe jug me reshje të kohëpaskohshme të shiut, ndërsa në pjesët verilindore do të ketë periudha me diell. Temperatura e mëngjesit do të lëvizë prej shtatë deri 15, ndërsa e ditës prej 12 deri 18 gradë. Në Shkup mot i ngjashëm, me vranësira të ndryshueshme dhe më i freskët me periudha të shkurta të diellit. Temperatura e mëngjesit do të ulet deri 11, ndërsa ajo e ditës do të rritet deri 18 gradë. Të shtunën në shumë vende do të ketë vranësira të shtuara, por do të…

Lexo më Shumë

Ideatori i shtëpisë botuese Logos A, Ismail Bardhi, hapi programin e prezantimit të librit të ish kryeministrit të republikës së Turqisë, Ahmet Davitogllu, të titulluar “Qytetetërimet dhe qytetet”, libër i cili është botuar në gjuhën shqipe nga Shtëpia Botuese ‘Logos-A’. Në shenjë afërsie, profesori Bardhi iu drejtua ish kryeministrit turk si vëlla, duke e falënderuar atë për prezencën e tij. Fjalimin e tij, profesori Bardhi e nisi me “Bismil-lah”, duke theksuar se esenca e qytetërimeve, duhet të jetë njeriu. Ismail Bardhi, profesor“Ta dini se, në krye të qytetërimit qëndron njeriu, si krijaesa më e lartë që i është paraqitur gjithësisë.…

Lexo më Shumë

“Për 4 muaj treguam se jemi njerëz dhe qeveri që e mbajmë fjalën”, ishte kjo porosia e zv/kryetares së LSDM-së, ndaj gostivarasve. Ajo shtoi se edhe përskaj të gjitha bllokadave dhe pengesave, maqedonasit, shqiptarët dhe bashkësitë e tjera etnike, janë bashkuar dhe kanë mundësuar që të ndodhin ndryshime. Sipas saj, ata kanë mundësuar që bashkësia ndërkombëtare ta njoh Maqedoninë si partner të saj dhe të dëshmoj se për Maqedoninë ka ardhmëri. Më herët, funksionarët e LSDM-së, kanë qëndruar në Dibër, të cilët siç njoftuan se edhe pse kanë listën e tyre për këshilltar, si kandidat për kryetar të komunës do ta…

Lexo më Shumë

Në ditën e katërt të fushatës zgjedhore, Partia Demoktratike Shqiptare vizitoi Negotinën dhe Vrapçishtin. Lideri i kësaj partie Menduh Thaçi para banorëve të këtyre dy vendeve u shpreh i bindur se më 15 tetor do ta mposhtin BDI-n si në Tetovë ashtu edhe në Vrapçisht, pasi sipas tij tërë këto vite ata nuk kanë punuar asgjë për popullin, duke përmendur disa nga problemet kryesore në këto vendbanime si kanalizimi, ajri i ndotur e kështu me radhë. Thaçi siguroi se me fitoren e PDSH-së, të gjithë këto probleme do të marrin fund dhe për të njejtat do të gjindet zgjidhje. “Çështja…

Lexo më Shumë

“Më 15 tetor do të bëhet e ditur se kush është shefi i këtij shteti dhe askush nuk ka për ta rrëmbyer fitoren e VMRO-DPMN-së”, kështu u shpreh, kryetari i partisë, Nikolla Gruevski, në fjalimin e sotëm para simpatizantëve. Ai deklaroi se në këtë periudhë, oponentët e tij politik, po i lirojnë kriminelët nga burgjet, por edhe përkrah mbështetjes ndaj strukturave kriminele, ata do t’i humbin zgjedhjet në mënyrë ligjore. Gruevski shtoi se këto struktura kriminele kanë fituar mbështetje edhe nga kryetari i Partisë Demokratike Sllovene, Janez Jansha, e cila parti është gjithashtu pjesë e Partisë Popullore Europiane. “15 tetori…

Lexo më Shumë

Bashkimi Demokratik për Integrim zgjodhi që sonte t’u drejtohet banorëve të Haraçinës. Kryetari i kësaj partie Ali Ahmeti drejtuar banorëve të këtij vendi tha se ka qenë ai dhe partia e tij që Hraçinën e ka futur në histori, duke thënë se ndjen shumë përgjegjësi ndaj këtij vendi pasi është vendi në të cilin janë dhënë shumë jetë, gjak dhe djersë. Mes tjerash kreu Ahmeti pëmendi edhe vërshimet e 6 gushtit, për të cilat tha se ka dhënë shumë mund për evitimin e pasojave. Ndërsa sa i takon koalicionimit të tanishëm me LSDM dhe koalicionimit të atëhershëm me VMRO-DPMNE-në, Ali…

Lexo më Shumë

Në debatin me kandidatët për kryetarë për Komunën e Studeniçanit nuk ka marrë pjesë kandidati i BDI-së, Fehmi Jonuzi, karrigia e të cilit mbetet e zbrazët. Siç është praktikë, drejtuesit e emisionit “Studio e hapur”, i kanë bërë pyetje kandidatit që nuk është i pranishëm. Lexojini pyetjet më poshtë! Si mendoni t’ju besojnë banorët e Studniçanit se jeni njeri i drejtë, kur ju edhe tani gjatë fushatës filloni me diskriminime, në rastin konkret të mediave? Gjatë kohës sa ishit deputet në Kuvend, shumë rrallë jua kemi dëgjuar zërin. Pse? Banorët ankohen për mungesë shkolle, kanalizime dhe transport. Duke qenë se…

Lexo më Shumë

Kandidati për kryetar i Komunës së Studeniçanit nga radhët e Lëvizjes BESA, Rexhep Memedi, ka premtuar ndërtimin e një shkolle të mesme në Komunën e Studeniçanit, por para kësaj ai tha se do të përkushtohen në kushtet e shkollave fillore. Ai premtoi hapsira të reja për nxënësit e arsimit fillor, hapsira sporti si dhe çerdhe për fëmijët e kësaj komune. Përveç kësaj Memedi tha se nëse merr mandatin do të angazhohet edhe për departizimin e arsimit dhe ngritjen e cilësisë. “Ne do të duhet patjetër të sigurojmë një objekt të ri të shkollës fillore në Studeniçan për fëmijët deri në…

Lexo më Shumë

Kryetari aktual i Komunës së Studeniçanit, Azem Sadiku ka hedhur poshtë akuzat se shumica e projekteve të asfaltimit të rrugëve janë realizuar pas muajit prill, kur ka përfunduar edhe mandati i kryetarëve të komunave, pas shpalljes së datës së zgjedhjeve. Sipas tij, puna që është bërë nuk mund të bëhet për tre-katër muaj. “Edhe, asnjë punë nuk e kemi bërë “shkel e shko”, por me projekte konkrete. Angazhojmë edhe ekspert të huaj dhe invesitorët i kontrollojnë projektet që i mbështesin”, ka thënë Sadiku. “Vetëm edhe diçka, Komuna e Studeniçanit me rrugë me këto mundësitë për lëvizje të lirë të qytetarëve,…

Lexo më Shumë

Edicioni i dytë i emisionit “Studio e hapur”, kandidatët për kryetar nga Komuna e Studeniçanit kanë shpalosur platformat e tyre për zgjedhjet e 15 tetorit. Në emision marrin pjesë kandidati i PDSh-së dhe kryetar aktual i Komunës së Studeniçanit, Azem Sadiku, kandidati nga partia për Ardhëri Evropiane, në koalicion me LSDM-në, Akim Mustafofski, kandidati i Lëvizjes BESA, Rexhep Memedi. Në emision ka munguar kandidati nga Aleanca për Shqiptarët, i cili nuk ishte në gjendje të mirë shëndetësore. Ndërsa, kandidati i BDI-së nuk ka pranuar të marrë pjesë. Gjatë debatit, kandidati i PDSH-së, Azem Sadiku, ka thënë se Komuna e Studeniçanit…

Lexo më Shumë