Edicioni i dytë i emisionit “Studio e hapur”, kandidatët për kryetar nga Komuna e Studeniçanit kanë shpalosur platformat e tyre për zgjedhjet e 15 tetorit. Në emision marrin pjesë kandidati i PDSh-së dhe kryetar aktual i Komunës së Studeniçanit, Azem Sadiku, kandidati nga partia për Ardhëri Evropiane, në koalicion me LSDM-në, Akim Mustafofski, kandidati i Lëvizjes BESA, Rexhep Memedi. Në emision ka munguar kandidati nga Aleanca për Shqiptarët, i cili nuk ishte në gjendje të mirë shëndetësore. Ndërsa, kandidati i BDI-së nuk ka pranuar të marrë pjesë.
Gjatë debatit, kandidati i PDSH-së, Azem Sadiku, ka thënë se Komuna e Studeniçanit mund të krahasohet me komunat urbane të vendit.
AZEM SADIKU, KANDIDAT I PDSH-SË
“Puna duket dhe mund të krahasohemi edhe me komunat urbane, edhe pse e dimë se sa është buxheti dhe sa janë mundësitë. Me punë të palodhshme që kemi bërë kemi arritur që të sigurojmë fonde ndërkombëtare. Në Studeniçan kemi arritur të asfaltojmë 5. 5 km rrugë. Asnjë rrugë nuk ka qenë në gjendje të mirë”.
AKI MUSTAFOVSKI, LSDM DHE KOALICIONI
“Unë në përgjithësi, edhe nga kryetarët e mëparshëm, mendoj se Studeniçani është lënë pas dore nga një aspekt tjetër. Nuk i ështyë kushtuar vëmendje ujit të pastër për pije, deponive, ambientit jetësor, sepse për ne më e rëndëishme është shëndeti i njerëzve”.
REXHEP MEMEDI, LËVIZJA BESA
“Për fat të keq duhet të filloj se jemi larg komunës, atë që bashkëbiseduesi tha që është komunë urbane. Fatkeqësisht, Komuna e Studeniçanit nuk e plotëson asnjë standard për të qenë komunë urbane”.
Komuna nuk ka plan urbanistik lokal e as për vendbanimet e Studeniçanit.
“Për 20 vjet vazhdon të merret vetëm me çështje të infrastrukturës rrugore, ujësjellësit dhe kanalizimit. Nuk është dalë nga këto çështje akoma. Në komunë nuk mund të gjeni asnjë hapësirë të rregulluar me gjelbërim dhe me parqe e kënde për fëmijë, klubet sportive e të mos flasim për gjendjen e kulturës”, tha ai.
Memedi ka folur edhe për faktin se në hapësirën e Komunës gjendet deponia më e madhe ne Madedoni, përsëri ka deponi të egra, që do të thotë se ndërmarrja publike komunale nuk i kryen obligimet e veta. br/>

