Ideatori i shtëpisë botuese Logos A, Ismail Bardhi, hapi programin e prezantimit të librit të ish kryeministrit të republikës së Turqisë, Ahmet Davitogllu, të titulluar “Qytetetërimet dhe qytetet”, libër i cili është botuar në gjuhën shqipe nga Shtëpia Botuese ‘Logos-A’. Në shenjë afërsie, profesori Bardhi iu drejtua ish kryeministrit turk si vëlla, duke e falënderuar atë për prezencën e tij. Fjalimin e tij, profesori Bardhi e nisi me “Bismil-lah”, duke theksuar se esenca e qytetërimeve, duhet të jetë njeriu.
Ismail Bardhi, profesor
“Ta dini se, në krye të qytetërimit qëndron njeriu, si krijaesa më e lartë që i është paraqitur gjithësisë. Qytetërimit, për profesorin e dashur, zbukurimin më të madh ia jep njeriu. Njeriu mundohet t’ia mundësojë lirinë, sigurinë, qetësinë, barazinë, frumëmarrjen”.
Nga ana tjetër, profesori Davutogllu tha se është një ndjenjë e veçantë që është në Shkup, duke e cilësuar këtë qytet si vendlindje të tij. Kënaqësia është e veçantë, theksoi Davutogllu, që shkaku i vizitës është libri, respektivisht debati rreth librit.
Ahmet Davutogllu, ish-kryeministër i republikës së Turqisë
“Kam vizituar shumë qytete anekënd botës dhe nga çdo qytet kam mësuar diçka. Nëse e lexoni një libër, apo nëse e e ndëgjoni një profesor, nuk do të mësoni gjërat pjesërisht. Por nëse e ndjeni një qytet, ai do t’ju mësojë gjithçka. Çdo qytet, është një një orë e ndalur e historisë dhe një klasë, nga çdo gur mëson diçka”.
Profesori Davutogllu tha se edhe shkupjanët duhet të marrin mësimet që i jep Shkupi. Ai tha se në qendër të Shkupit dikur ka ekzistuar xhamia Burmali, ndërsa në afërsi të sajë ka pasur edhe një kishë dhe sinagogë. Kësisoj, ish kryeministri turk tha se shkupjanët kanë shumë për të mësuar nga fryma e qytetit të tyre.
Abdulla Berisha /SHENJA/

